Skandali i celulit të 4-t, PTK-në e konkurroi një kompani fantazmë
Firma “Univers PG” u themelua vetëm një muaj pasi hyri në tenderin e telefonisë. Kompania u krijua më 15 mars 2009 dhe e paraqiti ofertën që më 20 shkurt 2009
Habjon Hasani
Tiranë - Tenderi për zgjedhjen e operatorit të 4-t të telefonisë celulare i ka kaluar caqet e dyshimeve dhe abuzimeve duke hyrë në qerthullin e tragjikomedisë. Pas favorizimit të organizuar qeveritar që iu bë konsorciumit të udhëhequr nga PTK-ja duket se dhe gara gjatë tenderit të parë mes PTK-së dhe firmës “Univers PG” ka qenë thjesht gara mes një kompanie kosovare telekomunikacioni dhe një shtetasi nga Durrësi, që edhe kompaninë e krijoi një muaj pasi hyri në tender. Ekstrakti historik i firmës “Univers PG” tregon se kjo firmë u krijua më 15 mars të vitit 2009. Ndërkohë që shpalljet publike të AKEP-it tregojnë se firma “Univers PG” hyri që në datën 20 shkurt në tender, madje paraqiti në këtë datë dhe një ofertë të majme prej 5 milionë eurosh. Po si mundi një kompani, që ende nuk ishte krijuar të futej në një tender kaq të rëndësishëm dhe madje të bënte një paketë propozimesh?! Rregullorja e AKEP-it parashikonte për çdo pretendent një fazë parakualifikuese, e cila do të bënte filtrimin paraprak të kompanive përpara se ato të jepnin ofertat. Kjo fazë parakualifikuese presupozon një paraqitje të ekstraktit tregtar (origjinës) së firmës, aktivitetin e saj në vitet e fundit dhe numrin e punonjësve. Cilën nga këto kushte mund të kishte plotësuar një kompani si “Univers PG”, e cila ende nuk ishte krijuar kur aplikoi për tenderin e telefonisë celulare?! Përgjigjja është e thjeshtë, kjo firmë ka kaluar si me magji çdo barrierë ligjore dhe çdo kontroll të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke pasur luksin madje që të themelohej vetëm një muaj pasi kishte bërë aplikimin.
Njoftimi
Më datën 20 shkurt 2009, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të AKEP-it njoftoi se kishte pranuar ofertat e 2 firmave për garën e operatorit të 4-t celular në Shqipëri. Ky lajm u mbulua gjerësisht edhe nga media në atë kohë. “Tri kompani garojnë për marrjen e licencës së katërt celulare. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave praoi dhe në bazë të aftësive dhe eksperiencës që ka kompania. Vlerësimi në këtë tender do të kryhet në bazë të pikëve. Kriteri që ka më shumë pikë është pikërisht tarifa e shportës së shërbimeve, ose e thënë ndryshe, tarifat e bisedave telefonike. Pra, kompania që do të ofrojë çmimet më të ulëta do të fitojë plot 45 pikë. Pesë milionë euro ka ofruar kompania “Univers PG” dhe 7.2 milionë euro kompania “PTK”, njoftohej ditën e tenderit. Po si mundi një kompani, që ende nuk ishte themeluar, të futej në një garë kaq të rëndësishme?!
PTK
Ndonëse firma “Univers Pg” u skualifikua në muajin prill, ngelet i dyshimtë dhe ende i pashpjeguar fakti se si mundi komisioni përkatës të mbante në garë një firmë që nuk ekzistonte. Në muajin prill tenderi u shpall i pavlefshëm për shkak se në garë ngeli vetëm PTK-ja e Kosovës, ndërsa në këtë periudhë mediat kosovare nisën të hidhnin dyshime mbi prezencën e Miroslav Mishkoviçit në këtë tender. Në shkurt të këtij viti këto media paralajmëronin se pronari i “Delta Holding”, Miroslav Mishkoviç, është pas konsorciumit që ka ngritur Posta e Kosovës dhe që ka paraqitur një ofertë prej 7.2 milionë eurosh për të blerë licencën e operatorit të katërt në Shqipëri.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese voton projektligjin e qeverisë
Pas skandalit të dhënies pa tender të frekuencës së 4-t të telefonisë celulare, maxhoranca bën një tjetër hap të guximshëm, duke futur për diskutim projektligjin në Kuvend jashtë të gjitha procedurave të caktuara dhe në kundërshtim me rregulloren. Pa praninë e opozitës maxhoranca ka vendosur të mbledhë Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, për të kaluar projektin për dhënien në përdorim të operatorit të 4-t të telefonisë celulare, një bashkim ofertuesish të përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës, në përbërje të së cilës janë “Union Grup”, “Inofosoft system”, “Albania Drink Distribution” si dhe “Aci Engineering sh.p.k.”. Jashtë kalendarit të punimeve dhe në shkelje të hapur të rregullores, e cila parashikon që një projektligj futet njëherë në kalendarin e punimeve, më pas miratohet nga Kuvendi dhe pastaj kalon për miratim në komisione, shumica në pushtet ka kapërcyer të gjitha procedurat dhe e ka çuar atë për miratim në komisionin përgjegjës. Projekti mbërriti në Kuvend vetëm ditën e premte, më 17 prill, çka do të thotë se ka hyrë në procedura në një kohë rekord.
Dokumentet e konsorciumit, firma “PTK” është vetëm koperturë
Dy ditë më parë gazeta “Albania” publikoi kontratën private që anëtarët e konsorcumit “PTK” kishin bërë mes tyre. Kontrata mban emrin “Marrëveshje bashkimi investitorësh”. Nënshkruesit e saj e konsideruan tepër sekrete në momentin e nënshkrimit, duke rënë dakord për mospublikimin e saj për 5 vite rresht. Kontrata është vetëm 6 faqe, ku natyrisht elementet më “pikante” gjenden në tabelën e detyrimeve të secilit investitor, tabelë e cila “dekonspiron” aksionerët dhe pronarët e vërtetë të këtij konsorciumi. Në faqet 3 dhe 4 të kontratës së fshehtë të konsorciumit gjendet tabela e detajimit dhe specifikimit të rolit për secilin anëtar të konsorciumit. Duke qenë se firma publike kosovare “PTK” u paraqit zyrtarisht dhe publikisht si udhëheqëse e konsorciumit, atëherë verifikuam detyrimet e saj në këtë konsorcium. Jashtë të gjitha parashikimeve rezultoi se “PTK”-ja, ndonëse ishte deklaruar prezent në konsorcium në kuotën 30 për qind, ajo nuk ishte e detyruar të paguante 30 për qind të shumës prej 7.2 milionë eurosh. Madje duket se i vetmi rol i saj në të ardhmen do të jetë trajnimi i stafit kur konsorciumi t’ia nisë punës. “PTK merr përsipër zbatimin në bashkëpunim me anëtarët e tjerë zbatues të projektit. Gjithashtu operatori merr përsipër asistencën dhe njohurinë ‘knou-hou’ lidhur me aspektet teknike dhe operacionale dhe të trajtimit të stafit. PTK ruan të drejtën të marrë pjesë financiarisht, por nuk do të jetë e obliguar ta bëjë atë sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje në kompaninë e re”, - përcakton marrëveshja e konsorciumit. Pra është e qartë se ndonëse PTK-ja paraqitet si udhëheqëse e konsorciumit (me 30 për qind të aksioneve), ajo, në bazë të kësaj kontrate të konsorciumit, i zotëron këto kuota në mënyrë fiktive, pasi nuk është e detyruar të paguajë 30 për qind të vlerës së investimit.
22 Prill 2009