E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Berisha po sulmon gjyqësorin

Partia Socialiste ka reaguar sot për çështjen e drejtësisë, pas deklaratave nga Bashkimit Evropian. Sekretari për Çështjet Ligjore Ylli Manjani tha për mediat, se shqetësimit të PS-së, për drejtësinë, kryeministri Berisha i është përgjigjur me rritje të sulmeve ndaj gjyqësorit, që sipas tij kjo bërë që shqiptarët të besojnë më pak në këtë sektor. "Për shkak të politikës së mbrapshtë të Sali Berishës në menaxhimin e shërbimeve ligjore, sot gjykatat janë më tepër fiksion sesa realitet juridik. Shqiptarët çdo ditë e më shumë, me të drejtë, perceptojnë se drejtësia nuk ekziston dhe se ligji i të fortit është triumfues. Këtë model, pra modelin e të fortit, e përçoi dukshëm Sali Berisha me qeverisjen e tij arrogante"-theksoi Manjani .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›