Më shumë angazhim në politikë
20/03/2009 Sondazhi, gratë në Parlament nuk japin kontributin e duhur
Rritja e pjesëmarrjes do të ndikojë në uljen e korrupsionit në vend
Gratë mendojnë se nuk janë të përfshira aq sa duhet në politikë, madje me figurat që janë integruar në të nuk i përfaqësojnë aq sa duhet. Rrjeti “Gratë në politikë” për degën e Tiranës zhvilloi në muajin janar një pyetësor për përfshirjen e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse. Nga anketimi i bërë rezultoi se 98% e grave të pyetura në Tiranë mendojnë se gruaja duhet të angazhohet në politikë. Përfshirja dhe angazhimi i grave jo vetëm në qeverisjen qendrore, por dhe atë lokale konsiderohet një element që mund të sjellë më pak korrupsion. 84% e të anketuarave të rastësishme janë shprehur pro përfshirjes të sa më shumë grave në qeveri, si një mënyrë për uljen e nivelit të korrupsionit. 78% shprehen dakord që në drejtimin e pushtetit vendor të ketë më shumë gra. Ndërsa 93% mendojnë se gratë nuk janë përfaqësuar aq sa duhet në Parlamentin shqiptar. Ajo që bie në sy nga rezultatet e pyetësorit është se vetëm një numër i vogël i të anketuarave, rreth 27%, mendojnë se modeli i politikanes ka arritur nivelin e duhur, ndonëse 96% janë pro idesë se gruaja mundet. Megjithatë, vihet re se 77% e të pyeturave mendojnë se ende nuk ka ardhur koha që gratë të kenë një parti. Ndërkohë roli i gruas vlerësohet kur qytetaret pyeten nëse gruaja mund të rrisë fëmijë më të mirë duke u përfshirë në politikë. Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur pro 65%.
Gjatë anketimit u vu re se 60% e kryeqytetaseve të pyetura thonë se qeveria nuk ka strategji efikase për barazinë gjinore. Sipas 79% të anketuarave, media nuk e pasqyron sa duhet figurën e gruas. Ndërkohë shprehën dëshirën për t’iu bashkuar rrjetit “Gratë në politikë” 43% e grave të anketuara.
Rrjeti i grave është krijuar në mars të këtij viti nën drejtimin e NDI. Në të përfshihen rreth 30 gra, që vijnë nga shoqëria civile dhe nga parti të ndryshme. Programi ka për qëllim të aftësojë disa nga gratë më aktive nga politika dhe nga shoqëria civile me kapacitetet e nevojshme për t’u bërë kandidate në zgjedhjet e ardhshme, menaxhere të fushatave elektorale për të drejtuar iniciativa në drejtim të organizimit partiak dhe fushatave të advokimit dhe për të promovuar rolin e tyre në komunitet si lidere dhe anëtare me vlera. Rrjeti aktual përbën fazën e dytë të programit të NDI-së “Zhvillimi i liderëve të rinj në politikë - rritja e pjesëmarrjes së gruas”.
- A ka qeveria strategji efikase për barazinë gjinore? Jo -60%
- A duhet të angazhohet gruaja në politikë? Po - 98%
- A mendoni se pushteti lokal duhet të ketë më shumë drejtuese gra? Po -78%
- A ka arritur nivelin e duhur modeli i politikanes shqiptare? Jo -73%
- Duke u marrë me politikë, a mund të rrisë gruaja fëmijë më të mirë? Po - 65%
- A mendoni se me më shumë gra në qeveri ulet korrupsioni? Po - 84%
- A përfaqësohen gratë sa duhet në Parlamentin sShqiptar? Jo - 93%
- A e pasqyron media sa duhet figurën e gruas? Jo - 79%
- A bashkoheni me mendimin “gruaja mundet”? Po - 96%
- A dëshironi të jeni pjesëmarrëse të këtij rrjeti? Po - 43%
- A ka ardhur koha për krijimin e partisë së grave? Ju lutemi na sugjeroni. Jo - 77%