E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Nuk kam biseduar asnjëherë më Delijorgjin

20/03/2009  Ish-ministri në debat me gazetarët në “Opinion”

Në një debat televiziv ish-ministri Fatmir Mediu ka dhënë sqarime për sa i përket situatës së tij në raport me ngjarjen e Gërdecit, si dhe me demontimin e armatimeve. Duke pranuar se shpërthimi tragjik ka qenë ngjarja më e rëndë dhe duke pranuar përgjegjësitë politike e morale për ndodhinë e ngjarjes gjatë drejtimit të ministrisë prej tij, Mediu ka theksuar se nuk e ka takuar asnjëherë Delijorgjin dhe nuk ka pasur dijeni se ai ka qenë aksioner në kompaninë amerikane. “Kemi pasur marrëveshje me kompaninë amerikane. Çdo shkresë i është drejtuar SAC, kompanisë amerikane”, tha Mediu. Ndërsa pranon se në kontratat e shitjeve është bërë e ditur se janë fishek kinez. Mediu ka shtuar se në kontratën për fishekët ishin përcaktuar nga strukturat ushtarake për vendosjen e demontimit në Gërdecin dhe që u firmos më pas nga ministri. Sipas ligjit u ngarkua MEICO si palë kontraktuese në zbatimin e vendimit. Dhe në pikën 8 të kontratës u kërkua mbikëqyrja e demontimit nga Komanda e Forcës së Bashkuar. Madje ai thekson se dhe aktakuza thekson se ushtarakët kanë shkuar dhe kanë monitoruar duke dhënë vlerësime pozitive për punimet. Për sa i përket kësaj, ai shton se ekspertët pas hetimeve kanë theksuar se në Gërdec ka pasur probleme në magazinimin e armatimeve.

Ish-ministri shton se fillimisht kërkesa ka qenë për demontimin në SHBA, e më pas u kërkua që të bëhej në Shqipëri. Madje Mediu shton se më parë është kërkuar mendim nga Shtabi i Përgjithshëm, për kërkesën dhe ky i fundit nuk dha mendime. Më pas me një tjetër kërkesë është kërkuar mendim direkt i ministrit, i cili ia adresoi autoriteteve më të larta.

Në lidhje me lajmin e dhënë në disa media për debatin në qeveri, ministri ka theksuar se nga ministri Rusmali u kërkua që kjo kontratë të realizohej me urdhër të ministrisë, siç mund dhe të më interesonte apo të menaxhohej me grupin e ministrisë. Ndërsa po në këtë mbledhje nga Kryeministri u kërkua ngritja e një grupi pune, i cili do të punonte për të. Dhe që u përcaktua në vendim të Këshillit të Ministrave.

Për sa i përket marrëveshjeve të mëparshme të qeverive të shkuara, ish-ministri theksoi se në Prokurori ka dërguar një raport të KLSH-së mbi kontratat e mëparshme. “Prokuroria e ka cilësuar të padrejtë ankimin e KLSH. Më pas i jam drejtuar KLSH-së për të sqaruar situatën e saj dhe pas kësaj situate KLSH-ja ka dhënë mendim për vijimin e kontratës”.

Për sa i përket zgjedhjes së vendit në Gërdec, Mediu shton se është vendim i ministrisë, pas konsultave me autoritetet ushtarake e civile. “Dhe pas monitorimit të disa vendeve në zona të ndryshme të vendit, kam respektuar mendimin se Bërzhita nuk ishte vendi i duhur. Kam shkuar në Gërdec dhe kam konstatuar se gjithçka ishte e monitoruar. Dhe Prokuroria ka vlerësuar se nëse bëhej magazinimi korrekt nuk do të ndodhte ajo që ndodhi”, tha Mediu. Ndërsa shtoi se ushtarakët kanë deklaruar se gjatë monitorimeve të ushtarakëve procesi realizohej brenda normave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›