Mazhoranca ndryshon ligjin për legalizimet
20/03/2009 Kuvendi miraton nismën e gjashtë deputetëve, PS dhe PBDNJ kundër
Qeveria do udhëzojë ALUIZNI-n për kompetencat e pa ushtruara nga pushteti vendor
Mazhoranca ka miratuar me 62 vota pro dhe 37 votat kundër të opozitës dhe deputetëve të PBDNJ-së nismën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për kalimin e disa kompetencave të pushtetit vendor tek ALUIZNI. Deputetët e opozitës e cilësuan këtë nismë antikushtetuese duke dhënë votën kundër, ndërsa ministri i Transporteve, Sokol Olldashi i vetmi që mbrojti projektin, rrëzoi pretendimet e kundërshtarëve të tij politik. Ai tha se kjo nismë respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se amendamenti i gjashtë deputetëve të PD-së kishte të bënte thjesht dhe vetëm, me mbushjen e një vakumi ligjor të krijuar pas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese të disa neneve të ligjit numër 9895 për legalizimin e zonave informale.
Debatet
Kuvendi ka miratuar me votat e mazhornacës nismën për ndryshimin e ligjit nr. 9482 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Sipas amendamentit, të gjitha kompetencat e parashikuara për zyrat e urbanistikës dhe të këshillave të qarkut, kur nuk ushtrohen nga këto të fundit brenda afateve ligjore, i merr përsipër ALUIZNI. Ajo që propozojnë ligjvënësit është futja në këtë proces edhe i qeverisë, e cila me vendim përcakton afatet, mënyrën dhe kohën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive. “Nisma e deputetëve nuk prek as vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe as thelbin e ligjit lidhur me kompetencat e pushtetit vendor. Ajo që ne korrigjojmë sot është referenca e nenit 10 i ligjit për legalizimin. Në rastet kur pushteti vendor për një arsye apo për një tjetër nuk i ushtron kompetencat e veta dikush tjetër duhet t’i mbulojë dhe ky është një parim që ekziston në të gjitha strukturat e shtetit. Kjo është një përpjekje për të ndërprerë procesin e legalizimit. Por unë po ju them se ai vijon. Janë 130 mijë leje që presin për dokumentin e fundit”, - tha ministri Olldashi në fjalën e tij.
Opozita
Por deputetët e opozitës e kanë cilësuar nismën antikushtetuese. “Projekti është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Meqenëse ai rregullon ligjin në respektim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kishte ardhur në Kuvend, si një nismë e Këshillit të Legjislacionit dhe jo e disa deputetëve. Projekti është tendencë e juaja për t’i hequr kompetencat pushtetit vendor dhe për t’ia kaluar ato ALUIZNI-t, ose qeverisë. Nëse një organ nuk realizon kompetencat, ai ose shpërndahet, ose penalizohet. Po nëse brenda afateve që keni caktuar as Shabani nuk i realizon kompetencat që po i ngarkoni, kush i merr ato”, - ironizoi kreu i PSD-së Skënder Gjinushi. Edhe deputeti i LSI-së Spartak Braho, e cilësoi nismën antikushtetuese dhe një precedent të rrezikshëm. Ai tha se për strukturat që nuk kryejnë detyrat, duhet të gjenden masa penalizuese.
Ka qenë
Neni 10 paragrafi i fundit
Në rast se pas kalimit të afateve zyrat e urbanistikës ose këshillat e qarkut nuk ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen, atëherë ALUIZNI në përputhje me pikën 4 të nenit 4 të këtij ligji merr përsipër ushtrimin e këtyre përgjegjësive.
Bëhet
Në nenin 10 paragrafi i fundit ndryshohet si vijon:
Në rast se pas kalimit të afateve zyrat e urbanistikës ose këshillat e qarkut nuk ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen, atëherë ALUIZNI merr përsipër ushtrimin e këtyre përgjegjësive.
Afatet, mënyra dhe koha e ushtrimit të këtyre përgjegjësive përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.