E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet me 0.9 % taksa e investimit

20/03/2009  Kuvendi heq doganën 2 % për energjinë

Kuvendi miratoi gjatë seancës së djeshme parlamentare me 63 vota pro, 37 kundër dhe 4 abstenime uljen e tarifës nga 1 % në 0.1 % të vlerës së investimit për projektet e infrastrukturës, pavarësisht kontestimeve të opozitës. “Tarifa është e pjesë e negociueshme dhe jo pjesë e ligjit. Mendoj se meqenëse deputetët e opozitës janë shprehur kundër propozimit të qeverisë në të gjitha komisionet, mendoj se ligji duhet të rishikohet. Të sqarohet nëse është tarifë apo është taksë fikse, apo duhet të ndahet në nivele po kategori të investimeve. Po ashtu mendojmë se duhet të merret edhe mendimi i pushtetit vendor për këtë ndryshim”, - tha deputeti i PS-së, ish ministër i Financave, Arben Malaj. Nisma u mbrojt nga ministri i Ekonomisë Genc Ruli, i cili tha se në vetvete kjo është një masë për të lehtësuar dhe për të ulur një kosto të tepërt të pajustifikuar dhe të pa argumentueshme të disa veprave dhe investimeve të mëdha, tek të cilat interesi dhe përfitimi është vetëm publik. Tarifa në masën 0. 1 % e vlerës së investimit paguhet për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve ndërkombëtare, të porteve aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshi makineritë dhe pajisjet për këto projekte, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit. Ajo depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike të pushtetit vendor. Projekti nuk ka fuqi prapaveprues. Po dje Kuvendi aprovoi heqjen e taksës doganore prej 2 % për importin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›