E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Në Kuvend deputetë që nuk përfaqësojnë elektoratin socialist

Partia Socialiste i ka dhene fund bojkotit zyrtarisht. Ky eshte mendimi i anetarit te Asamblese Kombetare te PS-se, Ylli Manjani i cili ne nje interviste ne alsat per emisionin Puls te gazetare juli Xhokaxhi, deklaroi se futja ne kuvend dhe plotesimi i vendeve ne komisinonet e perhershme parlamentare e deshmon mese miri fundin e bojkotit. Sipas Manjanit PS pas 6 muajsh qendresh iu perkul interesave te individeve qe kane investuar me para per te marre mandatin e deputetit.

“Dje janë zënë për disa vende në komisionet e parlamentit. Më konkretisht sherri ishte midis disa të rinjve dhe disa të vjetërve se kush do shkojë në komisionin e ligjeve, në komisionin e jashtëm, kush do jetë në delegacionin e parlamentit të Këshillit të Europës e kështu me rradhë. Zoti Rama nuk ka pasur dhe nuk ka takat të mbajë peng jo vetëm PS, por edhe deputetët aktualë. Një pjesë e mirë e këtyre deputetëve kanë harxhuar para të thata për ta marrë atë mandat” tha Manjani.

Manjani akuzoi liderin socialist Rama se ne listat e hartuara prej tij para zgjedhjeve te 28 qershorit ka bere qe PS te mos perfaqesoje me elektoratin e saj, por interesa vetjake.“Sot në grupin parlamentar të PS ka biznesmenë që nuk kanë lidhje me politikën dhe nuk kanë fytyre të bëjnë politikë sepse janë në konflikt interesi. Ka deputetë në PS sot që nuk i ka votuar populli. Sigurisht ka dhe një brez të ri, një grup të rinjsh të cilët janë pa përvojën e duhur. Ashtu sic ka dhe shtrembërime të tjera në përfaqësi. Znjsh Xhacka është anëtare e kryesisë së G99. Nuk përfaqëson dot socialistët” tha Manjani.

Ne fund Manjani deklaroi se kryetari socialist Rama duhet te jape doreheqjen nga PS ne menyre qe forca kryesore e opozites t’i rikthehet normalitetit. “Për mua zoti Rama duhet të marrë përgjegjësitë që i jep detyra e kryetarit të partisë. Ai u rizgjodh pas humbjes se zgjedhjeve me kauzën se do ta conte vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të hapte kutitë. Asnjëra dhe as tjetra nuk ndodhi. Tani në qoftë se nuk do të mbajë mbi supe vulën e mashtruesit ordiner atëherë duhet të bëhet kryetar i PS dhe të japë dorëheqjen ” tha Manjani.

Bledian Koka
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›