E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli uron mësuesit për shtatë marsin

Ne prag te 7 marsit, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli zhvilloi nje takim te veçante me mesues jo vetem te shkollave te Tiranes por edhe te qyteteve te tjera te vendit. Duke percjelle vlerësimet e saj per misionin e mesueve, ate te formësimit te se ardhmes, zonja Topalli, tha se vëmendja ndaj arsimit ka qene maksimale.

"Ndaj jam shumë e lumtur që në parlament kemi kaluar ligje shumë të mira për arsimin, që kemi dyfishuar pagat e mësuesve, e që do vazhdojmë t’i rrisim ende, që kemi rritur investimet në arsim e do vazhdojmë t’i rrisim ende", tha Topalli.

Zonja Topalli ka percjelle urimin e saj per te gjithe mesuesit e vendit me rastin e festes se tyre. Ajo ka vene ne dukje se financimi per arsimin e larte ne 2009 eshte mbidyfishuar ne krahasim me 2005, se eshte rritur numri i studenteve dhe pedagogeve, si dhe jane bere investime per ndertimin e objekteve te reja ne universitete.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›