PD, rezolutë për liberalizimin e vizave
Partia Demokratike prezanton nismen per miratimin e nje rezolute parlamentare qe mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave dhe punen e strukturave shteterore ne sherbimin te integrimit europian. Nisma u be publike nga kryetari i deputeteve demokrate, Astrit Patozi.
"Rezoluta ka për qëllim të inkurajojë ekzekutivin dhe cdo agjenci tjetër të lidhur drejpërdrejt apo në mënyrë indirekte me procesin, duke ftuar njëkohësisht cdo aktor politik dhe shtetëror që të përfshihet me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e veta në përmbushjen sa më të shpejtë të tij.
Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike, liberalizimi i vizave nuk është thesht një premtim i yni elektoral, por një objektiv i madh kombëtar, ndaj edhe ai ka nevojë për kontributin e gjithësecilit.Duke pasur parasysh peshën e madhe që ka Kuvendi në hierarkinë institucionale të Republikës sonë, si dhe nisur nga fakti që koha është një element shumë i rëndësishëm për këtë proces, kjo rezolutë do të paraqitet për miratim në seancën më të afërt, pra të enjten e ardhshme” tha Patozi. < I mëparshmi