E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në "Eqerem Çabej" për festën e 7 marsit

Presidenti i Republikës. Bamir Topi ka zhvilluar të premten një vizitë pune në Universitetin "Eqrem çabej” të qytetit të Gjirokastrës. Presidenti u prit nga autoritetet vendore dhe drejtues të univesritetit dhe më pas u takua me pedagogë dhe studentë të këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit të lartë në jug të vendit. Në fjalën që mbajti në Univeristet Topi e vlerësoi dijen që merret këtu si mundësinë më të madhe për zhvillimin e vendit.

Në prag të 7 marsit, Festës së Mësuesit kreu i shtetit Topi dekoroi disa mësues, mësuese dhe personalitete në fushën e arsimit. Personalitetet e dekoruara dhe familjarët e tyre shprehën mirënjohjen dhe falenderuan Kreun e shtetit për këtë nderim dhe sidomos për vlerësimin e laretë për profesionin e nderuar e fisnik të mësuesisë.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›