E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: PS nuk ka me baze ligjore per ankese ne Kolegj

Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, qe i dha te drejte Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per fitoren e Lulzim Bashes ne Tirane, juristet nuk shohin me mundesi ligjore per ankimimin e radhes nga Partia Socialiste. Ylli Manjani, perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, thote se ajo qe do te zhvillohet gjate diteve ne vijim ne Kolegjin Zgjedhor eshte thjesht procedure. Ai argumenton se edhe nga pikepamja ligjore, kandidati i mazhorances, Lulzim Basha eshte i sigurt ne fitoren e tij ne kryeqytet. Perfaqesuesi i LSI-se, shprehet se nuk eshte vetem vendimi i institucioneve ai qe shpalli fitues kandidatin e mazhorances, por vota e qytetareve e cila u lexua ne menyre transparente. "Praktikisht z. Lulzim Basha eshte fitues i bashkise se Tiranes, jo se e ka vendosur Kolegji, jo sepse e ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por sepse keshtu kane vendosur qytetaret e Tiranes", shprehet Manjani. Si nje njohes i mire i ligjeve dhe ceshtjeve zgjedhore, Manjani komenton dhe levizjet e fundit te Partise Socialiste per te ankimuar ceshtjen serish ne Kolegjin Zgjedhor. Ai shprehet se selia roze nuk ka me baze ligjore ku te mbeshtetet per ndryshimin e rezultatit ne Kolegjin Zgjedhor, pasi ky i fundit e dha vendimin. Ndersa shton, se padite e selise roze ne Kolegj do te jene thjesht nje ceshtje procedure. "Ne Kolegj kane mbetur edhe disa vendime te tipit procedural. Pra ka mbetur, ne thelb, per t'u vendosur nese z. Basha ka fituar me plus 81 vota, apo me plus 78 vota. Praktikisht dhe ligjerisht nuk mund te kete asnje ndryshim. Pra nuk ndryshohet me rezultati i shprehur nga vullneti i qytetareve te Tiranes", tha dje Manjani. Ai shton se ne Kolegj, ankimimet jane thjesht ceshtje procedurash qe nuk cenojne me thelbin e procesit dhe te rezultatit. "Mund te jene diskutime teknike, apo juridike, por une nuk besoj me se Partia Socialiste ka baze ligjore per ankim ne Kolegjin Zgjedhor", shprehet Manjani. Duke perllogaritur kohen qe duhet deri ne certifikimin zyrtare te rezultatit per Tiranen, perfaqesuesi i LSI-se ne KQZ, shprehet se "brenda 10 ditesh fituesi per Bashkine e Tiranes do te shpallet zyrtarisht". Perfaqesuesi i LSI-se ne KQZ, ka mbeshtetur proceduren e ketij institucioni per numerimin e votave te gjetura ne kutite e gabuara, gjate marrjes se vendimit disa dite me pare. Ai ka theksuar se qytetaret e kane shprehur vullnetin e tyre dhe i takon KQZ-se qe ne respekt te Kushtetutes, t'i jap vlere vullnetit politik te zgjedhesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›