E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: T'i jepet fund kontestimit te zgjedhjeve Qamil Xhani

Nenkryetari i Grupit te Aleances Progresiste te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian, Hanes Svoboda deklaron se Shqiperia duhet t'u jap fund kontestimit te zgjedhjeve. Perfaqesuesi i eurodeputeteve te majte ne Parlamentin Europian shprehet ne nje interviste televizive, se klasa politike shqiptare duhet te marre masa per ta bere sa me te thjesht sistemin elektoral ne vend. "Ju keni nevoje per rregulla dhe ligje te qarta. Nese e komplikojme sistemin me flete qe duhen hedhur ne shume kuti, sigurisht qe do te kete probleme te tilla. Per kete, une dua te sugjeroj qe ne Shqiperi te organizohen zgjedhje me procedure sa me te thjeshte, me sistem zgjedhor te thjeshte, me rregulla te qarta. Sepse nuk eshte mire qe te gjitha zgjedhjet ne Shqiperi jane kontestuar. Nje situate e tille ben qe vendi te mos perparoje dhe te ece drejt se ardhmes", deklaroi dje Svoboda. Ai eshte ndalur dhe ne klimen konfliktuale ne vend, duke theksua se qendrimet partizane te partive nuk ndihmoje situaten delikate te politikes shqiptare pas zgjedhjeve. Duke folur per situaten e krijuar ne vend, pas zgjedhjeve te tete majit, Svoboda shprehet se palet duhet te arrijne nje marreveshje konsensuale dhe duhet te ulen ne nje tryeze te perbashket, per tu dhene drejtim pozitiv reformave te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Ai shprehet se baza e marreveshjeve politike mund te jete vetem rruga ligjore. "Ne duhet te veprojme ne menyre legale, ligjore. Pas kesaj, duhet te punojme per te arritur ne nje marreveshje politike per kapercimin e krizes, sepse situata vazhdon te jete e paqendrueshme", shprehet Svoboda. Perfaqesuesi i te majtes ne Parlamentin Euriopian shprehet se dy drejtuesit e partive kryesore ne vend duhet te mendojne per nje marreveshje. Sipas tij, arritja e nje marreveshje mes dy forcave kryesore politike ne vend, duhet te kete ne baze te saj procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian, si dhe shmangien e konflikteve te metejshme ne vend. "Une mendoj se eshte e nevojshme qe drejtuesit e dy partive te medha te bien dakord per te gjetur nje zgjidhje politike. Shqiperia te mos kete me krize, qe vendi te mund te beje hapa perpara ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Europian", shprehet nenkryetari i grupit te majte ne Parlamentin Europian.

Ekspertiza nderkombetare

Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, Partia Socialiste pritet te vere dhe nje here ne levizje autoritetet nderkombetare ne lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi, duke u mbeshtetur ne perkrahjen e partive te majta ne Parlamentin Europian. Dy dite me pare, kreu i Partise Socialiste e cilesoi si te domosdoshme berjen e nje ekspertize nderkombetare per zgjedhjet ne Tirane. Duke folur per vendimin e Kolegjit, Rama u shpreh se "ky vendim per ne eshte absolutisht i papranueshem dhe sot nenvizojme me force domosdoshmerine e nje ekspertize nderkombetare, qe te mund te garantoje ne kohe perputhjen e vendimmarrjes ligjore per ceshtjen e zgjedhjeve te 8 majit me standardet e botes demokratike, ku Shqiperia nuk mund te integrohet permes zgjedhjesh te grabitura diten per diell e pastaj te vulosura nga trupa gjykues teresisht te nenshtruar ndaj pushtetit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›