Heqja e vizave, qeveria zbulon planin antikrim Rozeta Rapushi
Qeveria zbulon, planin anti-krim, ne prag te procesit te liberalizimit te vizave. Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje Komitetin Nderinstitucional per masat kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, per te percaktuar detyrat ne luften kunder krimit te organizuar. Ai tha se qeveria qe drejton, do te vijoje te ndjeke parimin e tolerances zero ndaj fenomenit, duke i kushtuar vemendje rezulateve sikunder dhe promovimit te tyre. “Vendosja e regjimit te heqjes se perkohshme te vizave per 90 dite, shton edhe me shume detyrat tona. Ne jemi te vendosur t’u garantoje te gjithe mbeshtetjen e nevojshme ketyre institucioneve, per t’u perballur me sukses me kete lufte”, u shpreh kryeministri. Sipas tij, qeveria duhet te punoje me vendosmeri kunder krimit te organizuar, per te hequr imazhin e gabuar ndaj vendit tone. Keshtu, Berisha tha se nje vemendje e madhe, duhet ti kushtohet mbrojtjes se deshmitareve. Duke vleresuar si sukses, punen e bere deri me sot, Berisha theksoi se duhet t’i kushtohet nje rendesi shume te madhe ketij sektori. “Natyrisht, mbi bazen e kritereve te caktuara do te jete Prokuroria, ajo qe percakton personat qe meritojne kete mbrojtje, por perpjekje me te medha se deri me sot duhet te behen, ne menyre qe keta persona te kene te garantuara ato qe meritojne per deshmite qe bejne”, theksoi ai. Nga ana tjeter, kryeministri permendi edhe ligjin per policine gjyqesore, duke theksuar se duhet te organizohen trajtime, te njihet policia me ligjin dhe te gjitha risite qe sjell te shfrytezohen ne drejtim te konsolidimit te punes se saj. “Kemi nje ceshtje qe duhet t’i japim zgjidhje, ceshtjes se statistikave. Eshte normale qe policia te kete statistikat e veta, prokuroria te kete statistikat veta dhe gjykatat ato te vetat, te cilat nuk mund te jete te njejta, sepse veprimet e policise, ne nje menyre apo tjeter, detyrimisht do te vleresohen nga prokuroria dhe kjo nuk do te thote se cdo veprim i ndermarre nga policia eshte nje veprim qe ka tere te verteten brenda, sikunder veprimet dhe hetimet e prokurorise do te vleresohen ne menyre te pavarur nga gjykata”, vijoi Berisha. kryeministri, permendi edhe problemin e pastrimit te parave. Sipas tij, kusht themelor per te luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar eshte te ndjekesh parate e tyre, para se ato te kthehen ne asete te tjera. “Ka nje rritje te punes ne kete drejtim, ka nje Agjenci, e cila ka si mision direkt kete ceshtje, por kapacitetet e policise duhet te rriten dhe trajtohen, pasi kjo do te jete ceshtja me kryesore, gjate koherave qe vijne dhe kjo jo vetem per ne, por eshte evropiane dhe boterore. Tendenca per te perfshire ne larje parash ekziston edhe per kontrabanden, edhe per evazionin. Ne kemi Kodin qe kemi dhe ligjin dhe do t’i permbahemi ketij Kodi”, beri te qarte kryeministri, duke kerkuar me shume angazhim ne kuader te luftes ndaj pastrimit te parave. Kreu i qeverise theksoi se nje nga pikat e vezhgimit nga BE drejt Shqiperise do jete kultivimi i lendeve te ndaluara narkotike. Per kete arsye, kryeministri tha se ndeshkimi me ligj duhet te jete i ashper. “Ligji duhet te veproje mbi te gjithe ata qe kultivojne kanabis. Se po denohen me shume shoferet qe e transportojne se ata qe mbjellin canabis. Kjo duhet te marrre fund. Edhe kryepleqte, kryetaret e komunave, te gjithe duhet te vihen para ligjit. Autoritetet duhet te denoncojne, nese gjendet kanabis, ata duhet te vihen para ligjit. Kjo eshte rruga me e sigurte per ndalimin e tij”, u shpreh Berisha.