E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Kushtetuesja, nuk do te presim deri ne shtator Rozeta Rapushi

Partia Demokratike, jo vetem qe nuk terhiqet nga akuzat ndaj Presidentit Bamir Topi, se ka shkelur Kushtetuten per mos dekretimin e kreut te Gjykates Kushtetuese, por do te vijoje aksionin e saj ligjor. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha dje se mazhoranca, nuk do te prese muajin shtator, per te pasur nje kryetar ne Gjykaten Kushtetuese. Duke mos zbuluar ne detaje, se cili do te jete aksioni politik i se djathtes ne pushtet, Halimi theksoi se eshte i domosdoshem zbatimi i ligjit dhe respektimi i tij. “Une ju garantoj, se ne jemi duke ndjekur me shume vemendje gjithcka qe po ndodh. Ne jemi duke ndjekur me vemendje situaten dhe jemi, duke menduar ne cdo moment per te zgjidhur kete problem te madh, akt te rende dhe te paprecedent qe ka ndodhur, ku kreu i shtetit ka shkelur Kushtetuten”, theksoi dje Halimi. Sipas tij, mazhoranca dhe Kuvendi, i kane te gjitha mjetet dhe mundesite per te rivendosur cdo institucion brenda kuadrit kushtetues dhe per te mos lejuar askend qe te shkele Kushtetuten, perfshire ketu edhe Presidentin e vendit. “Kushtetuta e Shqiperise nuk ka asnje vakum, shteti ligjor nuk ka asnje vakum dhe ne i kemi te gjitha mjetet per te vendosur respektimin e ligjit gjithkund. Sigurisht, ne institucionin kryesor, qe eshte garant i Kushtetutes, qe eshte Gjykata Kushtetuese”, theksoi Halimi. Ndaj sipas deputetit demokrat, mazhoranca eshte dhe mbetet e vendosur dhe e gatshme ne cdo kohe dhe moment, te mbledhe Parlamentit, qofte kjo edhe ne muajin gusht, qe eshte periudhe pushimi edhe jashte sesionit parlamentar qe percakton Kushtetuta, per te votuar dhe miratuar kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese. Nje thirrje kjo e vazhdueshme dhe pothuajse e perditshme qe behet ndaj Presidentit Bamir Topi, qe ne fakt e ka bere te qarte se emrat e rinj per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe kreu i saj, do te propozohen ne shtator. “Grupi parlamentar demokrat, ashtu sic ka treguar gjate gjithe ketij viti, nje pergjegjshmeri te jashtezakonshme ne ushtrimin e mandatit te popullit, eshte i gatshem te tregoje nje pergjegjshmeri akoma me te larte per tu mbledhur dhe zhvilluar nje seance per ti dhene fund mungeses se kushtetutshmerise se institucionit me te larte te drejtesise, sic eshte Gjykata Kushtetuese”, vijoi Halimi, thirrjen ndaj kreut te shtetit per te propozuar emrat e gjykates. Nuk eshte hera e pare qe demokratet jane shprehur se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetuten e vendit, duke bere qe Gjykata Kushtetuese te jete jo vetem pa kryetar por dhe pa kater anetare te saj. Ne debat jane perfshire demokrate dhe socialiste, ku dhe LSI e PR jane shprehur kunder mazhorances.
Presidenca: Nuk kemi shkelur Kushtetuten, kandidatet ne shtator
Keshilltari Juridik i Presidentit, Spiro Peci, ne lidhje me akuzat e bera ndaj kreut te shtetit, u se cdo koment i bere se Presidenti i Republikes eshte ne shkelje te Kushtetutes nuk i pergjigjet realitetit ligjor dhe situates se krijuar. Si dhe cdo deklarate e bere ne kete drejtim eshte e frymezuar politikisht me qellim qe te spostohet vemendja nga problemet mjaft te rendesishme qe ka sot politika shqiptare. Peci sqaroi se Presidenti i Republikes, ne funksion te detyrimit kushtetues qe ka, ka ndjekur, jo vetem per kryetarin, por per te gjitha vendet vakante qe ka Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte, nje procedure transparente, nje procedure publike, e cila ka sjelle risi ne zgjedhjet e ketyre anetareve per vende mjaft te rendesishme. Nderkohe qe theksoi se veprimtaria e Gjykates Kushtetuese, nuk eshte aspak e bllokuar.

Ish-anetari i Gjykates Kushtetuese, Kopani: Topi ka shkelur Kushtetuten
Radheve te juristeve se qendrimi i Presidentit Bamir Topi, ne mos emerimin ende te Kryetarit te Gjykates Kushtetuese, nuk eshte ligjor, iu shtua dje edhe ish anetari i kesaj gjykate, Halil Kopani. Sipas tij, mos emerimi ende i kreut te ri te Gjykates Kushtetuese, pas perfundimit te mandatit 3-vjecar, nuk gjen mbeshtetje ne dispozitat e ligjit themelor.
“Nje logjike e tille juridike te con ne perfundimin, se Presidenti i Republikes ka shkelur Kushtetuten. Kjo shtyrje ne kohe e ketij procesi, ka ngjallur dhe nje tjeter problematike ate te lenies se Gjykates Kushtetuese pa kryetar, nje vakance kjo, aspak e nevojshme per nje institucion te kesaj rendesie”, u shpreh Kopani. Sipas tij, vendet vakante per postin e anetareve ne kete gjykate si dhe emerimi i kryetarit, duhet te plotesohen sa me shpejt te jete e mundur nga kreu i shtetit. Kopani kundershtoi keshtu hapur, logjiken me te cilen Presidenti Bamir Topi, argumenton mos emerimin ende te kreut te Kushtetueses. Aktualisht Gjykata Kushtetuese funksionon me nente anetare, ashtu sic percaktohet edhe ne Kushtetuten e vendit. Por kater prej tyre, u ka perfunduar muaj me pare mandati, me konkretisht ne muajt prill-maj dhe ende nuk jane plotesuar. Nder dekretet e dorezuara nga Presidenti Bamir Topi ne Kuvend, dy prej tyre jane refuzuar me vote nga mazhoranca ne Kuvend. Tashme pritet vendimi i kreut te shtetit per emerimin e anetareve, vendet e te cileve kane mbetur vakant ne kete gjykate, perfshire edhe dekretimin e kryetarit te ri. Veprime qe Presidenti ka deklaruar se do ti ndermarre ne shtator, kur do te nise edhe sesioni i ri parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›