E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rama s'do hetim zgjedhjesh

Mbajtja peng e vendit per interesa te pushtetit personal te kryesocialistit Edi Rama, nuk eshte standard demokratik per nje shtet qe kerkon te aderoje ne Bashkimin Evropian. Keshtu shprehet juristi dhe anetari i Asamblese Kombetare te PS, Ylli Manjani teksa komenton deklaraten e bere nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, e cila kerkoi zgjidhje te situates politike ne Shqiperi dhe njeherazi sqaroi rrugen ligjore e kushtetuese, qe duhet ndjekur qe opozita te marre pergjigje per pretendimet e saj per zgjedhjet. Asambleja e Strasburgut kerkoi qe Gjykata Kushtetuese t'i dergonte keto pretendimet per interpretim ne Komisionin e Venencias. E nese do te ndiqej kjo rruge e rekomanduar nga nderkombetaret, socialisteve u mbeten me pak se tre muaj kohe per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese, ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve dhe me pas kjo e fundit duhet t'i drejtohet Komisionit te Venecias per te zbardhur objektivat e komisionit hetimor parlamentar. "Sot jemi nje vit pas zgjedhjeve dhe nuk mund te mbetemi peng kutish votimi, sepse nuk besoj se eshte ne interesin e shqiptareve zevendesimi i disa pykave ne pushtet me ca te tjera ne opozite. Rama s'ka dashur te hetohen zgjedhjet, por te krijoje nje tymnaje, pasi ne Gjykaten Kushtetuese ka cuar me dhjetera ligje e marreveshje, por se ka bere nje gje te tille dhe nuk do ta beje, pasi ai eshte politikan i imazhit dhe nuk i intereson transparenca, por e gjitha kjo do t'i kthehet ne "boomerang" dhe kjo eshte nje sajese e Rames qe po perdoret per interesin e tij personal", tha Manjani per Tv "Klan. Ndersa i pyetur ne lidhje me shqetesimin qe ka ngritur ne deklaraten e saj Asambleja e KiE, per bojkotin e socialisteve, ish-anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste thote se kryetari i PS ka marre peng grupin parlamentar. "Rama ka marre peng grupin parlamentar dhe ky grup po humbet kredibilitet perballe opinionit publik ne raport me procesin integrues te vendit. PS sot po mban peng nje sere nismash ligjore, per shembull ate per Gjykaten Administrative, sikunder s'kemi pare asnje interpelance te deputeteve te saj ne parlament. Pra po mbahet peng i politikes bllokuese te Rames", tha Manjani. Keshilli i Evropes ka rekomanduar disa here qe kerkesat e opozites per zgjedhjet, te interpretohen nga Komisioni i Venecias, gje te cilen selia roze ka refuzuar ta beje, duke pare si alternative me te volitshme, ate te protestave ne rruge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›