E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio: PS ne Kuvend, vendi ku behet dialogu Rozeta Rapushi

Ne emer te Bashkimit Evropian, ambasadori i Spanjes ne vendin tone, Emanuel Montobio, i kerkoi dje partive politike qe te zgjidhin ngercin politik duke u bazuar ne Kushtetute dhe transparence. Ne prezantimin e objektivave tremujore te Spanjes, vendit qe ka presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Montobio kerkoi zgjidhje konkrete nga forcat politike per krizen e tejzgjatur. "Partite politike duhet te gjejne nje zgjidhje per ngercin politik ne vend. Zgjidhja duhet te bazohet tek respekti per Kushtetuten dhe transparenca. Ne presim fakte, jo fjale dhe theksojme edhe njehere, nevojen e domosdoshme per dialog", beri te qarte Montobio. Sipas tij, pergjegjese per situaten aktuale ne vend jane te dyja forcat politike, si mazhoranca dhe opozita, ndaj ato duhet t'i japin zgjidhje menjehere ngercit politik, qe zgjat qe nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne emer te Bashkimit Evropian, Montobio, tha se palet duhet te diskutojne ne Parlament, vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati. Duke i bere thirrje deputeteve te opozites, qe te jene pjese e plote e Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. "Kuvendi dhe Komisionet Parlamentare, nuk kane funksionuar normalisht. Parlamenti nuk eshte nje institucion ku vetem votohen ligje, por edhe zhvillohen diskutime, i kerkohet llogari qeverise per aktivitetin dhe punen e saj dhe sigurisht eshte vendi ku te zgjedhurit e popullit japin llogari dhe prezantojne vullnetin e zgjedhesve te tyre", u kujtoi deputeteve te opozites, ambasadori spanjoll, Montobio, qe prej muajsh nuk marrin pjese ne votimin e projektligjeve si dhe ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Sipas tij, Shqiperia duhet te mos humb kohe dhe te zbatoje rekomandimet e percaktuara ne progres raportin e Komisionit Evropian per te. Ndaj Montobio, i beri edhe njehere thirrje partive politike qe te jene pergjegjese dhe te zgjidhin krizen ne vend. Per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave, pa dhene nje qendrim te tij per ecurine e ketij procesi, Ambasadori Spanjoll, tha se procesi po ecen dhe ai ka procedurat e veta te realizimit. Nderkohe qe kujtoi se procesi i liberalizimit te vizave eshte nje proces afatshkurter, nderkohe qe procesi afatgjate eshte integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Montobia ka thene se "sfide nuk eshte te futesh ne Evrope, por te behesh si Evropa". Ne kete menyre, Montobio, iu kujtoi forcave politike se duhet te vihen ne sherbim te ecurise se reformave dhe integrimit te vendit ne Bashkimit Evropian. Thirrja e ambasadorit spanjoll, Montobio, u be vetem nje dite pas deklarates se perbashket te Keshillit te Evropes per te njejten ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›