Gjiknuri: Koncesionet, 5 muaj jashte kontrollit
Deputeti i Partise Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se ka mbi 5 muaj qe procedurat e dhenies se koncesioneve, nuk i nenshtrohen asnje kontrolli ne lidhje me zbatimin e ligjit, pasi nuk ka asnje autoritet qe te shqyrtoje ankesat ne lidhje me procedurat e dhenies se koncesioneve. Ne nje komunikim per mediat, deputeti socialist tha se me hyrjen ne fuqi te ndryshimeve te ligjit te koncesioneve, te miratuara me ligjin Nr.10157, date 15.10.2009, kompetenca e shqyrtimit te ankimeve nga Agjencia e Prokurimit Publik i ka kaluar nje autoriteti prane kryeministrit, te quajtur Agjencia e Koncesioneve, por qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte ngritur ende. Praktikisht, sipas tij, te interesuarit nuk kane se ku te ankohen per shkeljet e ligjit ne dhenien e koncesioneve, pasi shteti nuk ka ngritur autoritetin perkates sipas ligjit. "Absurditetit i shtohet edhe fakti qe gjate kesaj periudhe, Ministria e Ekonomise ka vazhduar dhenien e koncesioneve, pavaresisht se nuk ka asnje organ shteteror te ngritur per te mbikeqyrur keto procedura duke i hapur shteg abuzimit", deklaroi Gjiknuri. Sipas tij, "ky eshte nje rast flagrant i neperkembjes se ligjit, ne nje nga fushat me te spikatura te korrupsionit qeveritar, ate te dhenies se koncesioneve".
Liberalizimi i vizave
Brukseli
EIniciativa per Stabilitet Evropian: Liberalizimi i vizave, ne fund te tetorit
Liberalizimi i vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnjes, mund te behet ne fund te tetorit te ketij viti. Iniciativa per Stabilitet Evropian (ESI) ka kryer nje studim mbi permbushjen e kritereve nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes. Por, per te shkuar gjer tek heqja e vizave, institucionet e BE-se duhet te miratojne nje sere vendimesh. Sipas ESI, Parlamenti Evropian do ta votoje propozimin ne seancen e muajit shtator. Pas kesaj, nismen duhet ta miratojne ministrat e Brendshem te vendeve anetare te BE-se. Ne kete rast paraqiten tre opsione: opsioni i pare eshte qe vendimi mund te merret ne dates 7-8 tetor (shto 20 dite per te hyre ne fuqi); opsioni i dyte eshte miratimi ne takimin e ministrave te Brendshem me 8-9 nentor (shto 20 dite per te hyre ne fuqi); opsioni i trete eshte 2-3 dhjetori dhe duke perfshire 20-shin e hyrjes ne fuqi.