Shqiperia e Bosnja pa regjim vizash, nisin konsultimet
Bosnje Hercegovina dhe Shqiperia pothuajse jane kualifikuar, qe qytetaret e tyre te udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen, por "ende nuk i kane plotesuar te gjitha standardet", thuhet ne dy raporte teknike te Komisionit Evropian, raporton agjencia "DPA". Sipas komisionit, Bosnja dhe Shqiperia plotesojne "pjesen me te madhe te standardeve", ne aspektin e rendit publik dhe te sigurise, ndersa kerkohet aksion me i fuqishem per luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shqiperia eshte pak pas Bosnjes, pasi politikat e saj per kthimin e refugjateve, shihen si te mangeta. Por, megjithate, te dy vendet jane pergezuar per "progres te rendesishem" prej majit te vitit 2009, kur ato nuk ishin kualifikuar per heqje te vizave. Komisioni pret qe zyrtarisht t'i paraqese rekomandimet per Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine me 2 qershor, ne diten qe planifikohet mbajtja e samitit BE- Ballkani ne Sarajeve, ka thene nje zyrtar i Bashkimit Evropian. Sipas ketij zyrtari, disa shtete anetare te BE-se, kane hezitime ndaj lehtesimit te kufizimeve per imigrim, duke thene se diplomatet nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda dhe Suedia, kane paraqitur nje qendrim te ftohte ndaj raporteve te komisionit, qe dje ishin prezantuar te shtetet anetare, por nga ana tjeter nuk eshte mohuar progresi i dukshem i te dyja ketyre vendeve. Nderkohe qe Komisioni Evropian, nisi dje konsultimet me Parlamentin Evropian per procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen me vendet e Bashkimit Evropian. Gjate dites se djeshme, u diskutuan hapat qe dy vendet kane bere ne kuader te procesit te perfitimit te liberalizimit te vizave me BE-ne. Sipas diskutimeve paraprake, eurodeputetet u shprehen dje se vetem nga muaji tetor mund te merrej nje vendim per procesin e liberalizimit te vizave per te dy shtetet. Eurodeputetet u shprehen se ne muajin shtator te ketij viti, do te niset ekipi i fundit i eksperteve te Komisionit Evropian, ne Shqiperi dhe Bosnje-Hercegovine, per te vleresuar se cfare eshte bere dhe nese u plotesuan dhe kerkesat e fundit te kerkuara per te perfituar liberalizimin e vendeve. Eurodeputetet shprehen se e njejta procedure eshte aplikuar edhe per marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave per shtetet e tjera si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Pas kontrollit te fundit qe do te kryhet ne shtator, pritet te jepet vendimi. Sipas europarlamentareve, dy vendet qe presin liberalizim te vizave kane edhe disa ceshtje te vogla per te permiresuar, per te cilat pritet ti kene arritur ne shtator. Nderkombetaret u shprehen se nuk do te ishte aspak realiste qe Komisioni te shprehej se para veres, para mbylljes se punimeve, do te merrej nje vendim per liberalizim te vizave edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Kjo pasi, Parlamenti Evropian ka procedurat e veta dhe Komisioni Evropian gjithashtu, te cilat duhet te respektohen, ashtu sic u respektuan edhe me shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor. R. Rapushi