"Berisha s'do t'i rezistoje perplasjes"
Denis Dedej
Opozita ka vijuar dje protestat ne qytetin e Fierit, nga ku iu ka bere thirrje qytetareve qe t'i bashkohen protestes se 30 prillit ne Tirane. Pervec kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, deputetet socialiste te Qarkut Fier, ishte i pranishem dhe aleati me i ri i opozites, kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela. "Me 30 Prill, ne Tirane do te perplaset fakti me historine dhe kur perplasen keto dy gjera, nuk ka pushtetare e kryeminister qe t'i rezistoje. Kjo do te ndodhe ne 30 Prill ne Tirane", deklaroi Ngjela. Sipas tij, populli fierak eshte nje ogur i mire, pasi ka mbushur sheshin dhe dine te vleresojne, te ndjekin kauzen e tyre politike. Ai ftoi qytetaret "te shkojme me 30 prill ne Tirane, t'i bashkohen protestuesve nga e gjithe Shqiperia, te largojne kete qeveri te korruptuar, te shpetojne nga falangat e tyre, nga keqqeverisja e tyre". Ndersa kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, u shpreh se me daten 30 prill, mbushen plote nje vit nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi dhe shteti nuk pati kohe, ne nje vit qe te gjeje autorin e kesaj vrasje. "Por, shteti gjeti kohen per te sekuestruar shtepine e tij ne Tirane", deklaroi deputeti socialist, duke ftuar qytetaret t'i bashkohen protestes se dites se premte. Pas fjales se mbajtur edhe prej disa deputeteve socialiste, fjalen e mori kryetari i socialiste, Edi Rama, i cili nenvizoi para te pranishmeve problemin e papunesise dhe ceshtjet e tjera ekonomike. Ai tha se kjo qeveri e ka marre te tatepjeten, pasi e ka zhytur vendin ne nje krize te thelle ekonomike. "Grabitesi i votave, do ta shpalle Shqiperine mbreteri, ai do te behet mbret, por jo ne menyre te ligjshme", deklaroi kryesocialisti. Sipas tij, cdo dite tjetersohen titujt e pronesive ne dem te qytetareve, cdo dite del nje pronar i ri i cili hap nje konflikt te ri pronesie, grabit pronen e nje qytetari te ndershem. Ai tha se cdo dite qe kalon keqqeverisja e Berishes, po con ne nivele te mjerueshme familjet shqiptare, po i con ato nen nivelin e jeteses. "Ky qytet eshte simboli i rezistences sone, pasi ishte ketu ne Fier, vendi qe nisi beteja per te denoncuar manipulimin dhe prej ketu nisi puna per te kerkuar transparence", tha me tej Rama. Ai theksoi se kane pasur rruge te veshtire, qe shumekush nuk deshironte te degjonte zerin e tyre, fillin e arsyes se tyre, se ajo qe ata kerkojne nuk eshte pushteti i nje pale, por i te gjitheve atyre qe nuk jetojne brenda familjes ne pushtet. "20 nentori ktheu vemendjen e nderkombetareve dhe i beri te kuptojne se kauza jone eshte shume me e madhe se perpjekja e nje pale", vijoi me tej lideri i Partise Socialiste. Ne fund te fjales se tij, Rama u beri thirrje "te papuneve, jo vetem atyre qe iu vodhen votat me 28 qershor, te rimarrin ne dore fatet e familjeve te tyre dhe te dalin te protestojne me date 30 prill ne Tirane".