Manjani për Olldashin: Smerrem me kumar, as kumarxhinj të ndëshkuar me votë
Situata aspak optimale e turizmit në vend ka nxjerrë në një deklaratë për mediat nënkryetarin e LSI-së, Ylli Manjani. Përmes një apeli drejtuar të gjithë aktorëve përgjegjës për zhvillimin e këtij sektori, Manjani ka kërkuar nxitjen e sa më shumë turistëve për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Situata e turizmit nuk është aspak optimale. Jemi në kulmin e sezonit, kur turistët duhet të ishin drejtuar drejt brigjeve shqiptare, por ska ndodhur kështu . Qeveria e ikur tashmë, ka kohë që ka ikur nga ky sektor dhe skemi cfarë ti bëjmë më thirrje. Policia e shtetit të marrë në dorë situatën dhe tu garantojë shqiptarëve për të kaluar 10 ditë apo më shumë pushime në bregun shqiptar.Nuk përjashtohen nga kjo thirrje edhe agjencitë turistike, duke qenë se ka dhe një situatë të favorshme përballë situatës së tensionuar në Egjipt dhe Turqi, dy vendet që kanë thithur më shumë turistë.Të nxisim sa më shumë turistë për të ardhur në vendtha ai.
Manjani i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve lidhur me akuzat e një ditë më parë të Ministrit Olldashi në drejtim të kësaj partie, duke nënvizuar se nuk merret me kumar apo kumarxhinj të ndëshkuar me votën e shqiptarëve.
Mua smë takon të merrem me këtë cështje. Sjam për tu marrë me interesat e askujt, jam për të folur në emër të interesit të qytetarëve dhe jo të kumarit, të cilët janë ndëshkuar gjithmonë me votën e shqiptarëve. Jemi të interesuar për të mos përsëritur gabimet e kësaj qeverisje në këtë fushë shumë të rëndësishme për ekonominë, kumari dhe kumarxhinjtë nuk na interesojnë u shpreh Manjani.
Një ditë më parë kandidati për kreun e PD deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është një parti financiare por një cetë parash. Sipas tij, shkak për humbjen e PD ishte mosgoditja e LSI.
Ndoshta për forcë zakoni ne fushatën tonë e ndërtuam në gjithë vendin në goditje të PS, por lamë jashtë vëmendjes LSI, tha Olldashi.