Meta në Presidencë: Institucione të pavarura dhe reforma për ti dhënë vendit statusin
Një ditë pas takimit Rama-Nishani, numri 2 i koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit Aleanca për Shqipërinë Europiane Ilir Meta i është drejtuar Presidencës. Jashtë vëmendjes së kamerave, Meta për rreth 30 minuta ka zhvilluar një bashkëbisedim me Presidetin Nishani rreth tranzicionit te pushtetit dhe per nje bashkepunim te mire institucional.
Menjëherë pas takimit në një prononcim për median kreu i LSI, ka shprehur kenaqesi per takimin me Presidentin, me te cilin beri me dije se u fol per forcimin e bashkepunimit te metejshem.
Ishte nje kenaqesi per tu takuar me presidentin dhe per te ndare vleresimet per forcimin e metejshem te bashkepunimit qe ti sherbejme te gjithe pergjegjesie te perbashket per te forcuar institucionet, sundimin e ligjit ne vend, per te ngritur funksionimin e institucioneve te pavarura dhe per te bashkerenduar punet ne funksion te reformave qe i japin vendit statusin e vendit kandidat, mundesisht brenda ketij viti- tha Meta.