E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani:Ftojmë Topallin të hapë dosjen e saj



Kryetari i Komsionit të Ligjeve sigruisë e administratës pranë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Ylli Manjani reagoi dje në një pronocim publik lidhur me ligjin për pastërtinë e figurave dhe pretendimeve të Kryetares së Kuvendit. “Thirrjes së saj ndaj opozitës për t'u ndarë nga e shkuara duke hapur dosjet ne i përgjigjemi, se prej dy vjetësh zonja Topalli ka në sirtar projektligjin e Partisë Socialiste, për të nxjerrë spiunët e sigurimit nga politika. Dhe ndërkohë që këtë temë ajo e hap njëzëri me padronin e saj kryeministër, sa herë duan të spostojnë vëmendjen e publikut nga problemet reale që ka hapur keqqeverisja e Sali Berishës. Projektligji ynë vazhdon të rrijë mbyllur në sirtarin e saj, bashkë me hijet e ish-sigurimit të shtetit, që janë sot deputetë e ministra. Por, nëse zonja Topalli kërkon sinqerisht t'i japë një shtysë reale këtij procesi, mund të hapë simbolikisht për publikun dosjen e saj”,- është shprehur Manjani. Pak minuta para reagimit të Manjanit Topalli ishte shprehur se “mendoj, që kur opozita kërkon kohë, mirë është që t’i jepet kohë. Uroj që kohën e kërkuar ta përdorë në mënyrë që të marrë vendimin e duhur, për t’u ndarë nga e kaluara e tyre e rëndë, shumë e rëndë. Përsa i takon reformës zgjedhore, mund të them së është bërë shumë. Janë vendosur baza shumë të mira dhe unë jam shumë optimiste”.

30 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›