E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth:Integrimi të kthehet në axhendë kombëtare

TIRANE-Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth u shpreh sot se ecuria e reformave në Shqipëri është përgjegjësi e klasës politike.
Në një takim që kreu sot në Bashkinë e Fierit, Wollfarth tha se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë i qartë për Shqipërinë, që integrimi të kthehet në axhendë kombëtare.
Për ambasadorin e OSBE, me rëndësi primare aktualisht është kodi zgjedhor dhe për këtë tha ai, “OSBE do asistojë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›