Vrasja e 2 shqiptarëve në Gostivar, MPJ: Autori përpara ligjit
TIRANE - Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme dënon vrasjen e 2 të rinjve shqiptarë në Gostivar të Maqedonisë.
Në reagimin e saj, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, Ministria e Jashtme nënvizon se akte të tilla nuk kontribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit.
Efektivi i policisë maqedonase Jakim Trifunovski qëlloi me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, 3 ditë më parë në Gostivar.
Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë. Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizuar se polici, që nuk ishte në detyrë, kishte lënë të vrarë me armën e shërbimit dy të rinjtë në një çast vetëmbrojtje.
Gjykata vendosi masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për policin Jakim Trifunovski, 36 vjeç.
Ndërkohë, një ditë më parë në Gostivar u zhvillua një protestë për të dënuar vrasjen e dy të rinjve shqiptarë. Turma e protestuesve u nis nga Gjykata Themelore e Gostivarit dhe përfundoi pranë Stacionit të policisë. Gjatë gjithë kohës ka pasur brohoritje për të kërkuar drejtësi dhe dënim të merituar për policin vrasës të dy të rinjve shqiptarë.
Një nga organizatorët e protestës në mesazhin e tij kërkoi nga zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski që në afat sa më të shkurtër “të kërkojë falje publike për deklaratat, me të cilat dëshmonte se vrasja është kryer me vetëmbrojtje, duke u vënë kështu në mbrojtje të aktit të vrasjes barbare në mes të qytetit dhe para shumë dëshmitarëve okularë”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gostivar, familja e policit vrasës largohet nga qyteti