E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në ullishtat e Elbasanit

"Vatra e parë e zjarrit ka rënë në ullishtat e fshatit Shushicë, ku për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, ndërsa pjesa më e madhe, ferra dhe shkurre. Ndërsa vatra e dytë ka rënë në ullishtat në periferi të qytetit, shumë pranë vendit të quajtur ‘Kanali me këmb뒔, thanë burime nga reparti zjarrfikës.

Në të dy rastet ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e efektivave të zjarrfikëses, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në ullishtat e fshatit Shushicë, ndërsa janë lokalizuar flakët në ullishtat e Elbasanit dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.  Mësohet se dy vatrat e zjarrit kanë rënë nga pakujdesia, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e zjarrit. /Start/

                                                                                             2012-03-01 17:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›