E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjola Nallbani, çmim për kontribut në muzikën ballkanike

 

Përveç axhendës së ngjeshur të stinës së verës ku këngëtarja Manjola Nallbani ka lëvizur kudo ku ka patur koncerte, aktiviteti më mbresëlënës për të ka qenë “Festivali Ndërkombëtar i Ohrit”. Meqenëse aktiviteti është mjaft prestigjoz për nga mënyra e organizimit, Manjola preferoi që t’i bashkangjitet atij. Kështu realizoi këngën me titull “Shprehje e vjetër” me tekst të Avni Qahilit, muzikë të Lupqko Mirkovski dhe orkestrim të Edmond Zhulalit. Kënga u pëlqye dhe u duartrokit edhe pse vendet pjesëmarrëse ishin kryesisht sllavë që ia kuptonin këngët njëri tjetrit, ndërkohë që kënga e Manjolës ishte në shqip. Kënga është një baladë e jashtëzakonshme, me shpërthime dhe melodi që të rrënqeth. Kanë qenë pikërisht të gjithë këto komponentë, duke mos harruar talentin e rrallë të Manjolës,  që bindi jurinë t’i japë asaj çmimin për kontribut në muzikën ballkanike. Në këtë mbrëmje ballkanike morën pjesë këngëtarë nga Kroacia, Maqedonia, Greqia, Turqia, Mali i Zi etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›