Ohër, 15 të vdekur nga mbytja e anijes
Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga 42 të mbijetuarit janë edhe dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa gjashtë persona konsiderohen të lënduar. Sipas kësaj ministrie, në anije kishte 57 persona, të gjithë shtetas bullgarë. Tre persona për të cilët u konsiderua se janë të zhdukur nuk kanë qenë aspak në anije.
Tragjedia ka ndodhur të shtunën rreth orës 10.30 në afërsi të autokampit “Eleshec”, kur anija “Ilinden”, pas një shpërthimi të vogël për rreth 4 minuta është fundosur. Fundosja e anijes është xhiruar nga një pjestarë i policisë EULEX, Zherar Gite, i cili i pari ka vërejtur fundosjen dhe gjatë tërë kohës e kishte xhiruar tragjedinë.
Mbrëmë të gjithë trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Bullgaria.Ndërkohë, në Ohër mbrëmë ka mbërritur presidenti bullgar Georgi Prvanov për t`u njohur nga afër me tragjedinë. (ina/start)