E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria e re e Kledi Kadiut, një balerinë greke

 

Pas Xhorxhia Surinës e ka pasur radhën një tjetër vajzë që të vihet përkrah Kledi Kadiut dhe të lakohet nga mediet italiane si një dashuri e re për balerinin shqiptar. Këtë herë e dashura e Kledit sipas revistave italiane, është një balerinë greke mjaft simpatike dhe çifti është parë duke shëtitur në Romë së bashku dhe më pas duke drekuar në një nga restorantet e njohur. Çifti nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve të cilët këtë herë nuk kanë kursyer komentet për një lidhje të re dashurie mes dy balerinëve. Ndërkohë që Kledi nga ana e vet ka komentuar se ajo është thjesht një mike dhe se janë njohur gjatë udhëtimeve të Kledit në Greqi. Vajza athinase punon një nga televizionet greke si balerinë dhe siç duket të dy i ka bashkuar të qenit kërcimtarë në dy televizione të njohur, njëri italian dhe tjetri grek. Kledi është munduar që të mbajë sekret emrin e vajzës me të cilën është fotografuar dhe këtë e ka bërë deri në fund. Deri tani nuk është zbuluar asgjë më shumë përveç faktit që vajza që është parë me balerinin shqiptar është thjesht balerinë nga Greqia dhe që çifti ka pak kohë që njihet. Për Kadiun akoma nuk janë shuar thashethemet që vlonin lidhur me Xhorxhia Surinën dhe një lidhje të mundshme mes tyre por që vetë Kledi e komentoi këtë thjesht si një njohje dhe asgjë më shumë. Të gjitha këto aludime dhe thashetheme që lindën pas publikimit të disa fotove që Xhorxhia dhe Kledi shfaqeshin duke shkëmbyer disa puthje. Gjithsesi mendimet se mes tyre kishte një lidhje morën fund kur Xhorxhia u kap nga pararacët duke u puthur me një tjetër mashkull. Kledi gjatë verës është parë të kalojë pushime prej beqari mes shokësh në Sardenja ndërkohë që tani duket se ka preferuar të bëhet “guida” e një balerine të re nga Athina e cila duket se nuk është thjesht një miqësi sipas mediave italiane. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›