E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mansini vs Murinjo: Interi, muaj të humbur

Milan

Amantino Mansini, vitin e fundit të karrierës së tij thjesht do ta fshijë dhe është penduar që nuk iku nga Interi verën e kaluar, duke humbur kështu 6 muajt e ardhshëm mes tribunës dhe pankinës. Por blerja e re te Milani shikon një “atmosferë ndryshe” dhe synon të rikthehet të jetë sërish si ai lojtari i talentuar i Romës: “Kam humbur 6 muaj. Do kisha ikur, por Murinjo më mbajti. Mou është i zoti, por unë jam me Leonardon, që merr vesh nga futbolli. është shumë e bukur të vish te kuqezinjtë. Interi është skuadër e fortë, por Milani luan më mirë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›