E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manush Peshkepia ose Portret artisti ne mungese

Shkrimtari amp Diktatura/ In memoriam ne 100-vjetorin e lindjes se nje autori te harruar nje prej emrave qe zhduku diktatura si zanafille poetike jeta e te cilit u nderpre ne kulm te pjekurise intelektuale ne moshen 40-vjecare. Shkrimtari Agron Tufa ne portretin eseistik te meposhtem terhiqet mbrame ndalet ne emrin e Manush Peshkepise ndeshur shpesh ne shtypin e viteve 30 ne revistat Perpjekja shqiptare te B. Merxhanit te rinjohur me nje aktivitet publicistik poetik e perkthimor. Peshkepia u pushkatua me 51 ndersa emri i tij ne dy poezi eshte perfshire ne nje antologji te poezise shqipe ne gjermanisht perkthyer nga Maximilian Lambertz

Sa here kam shfletuar periodiket dhe revistat letrare te viteve lsquo30 kam ndeshur here pas here ne krijimet letrare te Manush Peshkepise 1910-1951. Spektri i botimeve eshte pa dyshim shume me i gjere dhe jo te gjitha revistat kam pase fatin ti shqyrtoj. Madje krejt rastesisht interesimi im nisi me nje poezi te botuar ne nje nga numrat e revistes Perpjekja te Branko Merxhanit. Poezia mban titullin Shpirt i ri me autor Manush Peshkepia. Ishte nje emer qe ne poezi e ndeshja per here te pare dhe krejt natyrshem nen efektin mbreselenes te poezise kisha deshire te dija me shume per autorin e saj. Kompozimi i idese ne tri strofa klasike me rima abba ne dy strofat e para dhe te alternuar ne strofen permbyllese ndjek trajektoren e brishte te Shpirtit te permalluar qe i etur meton te dale ne drite duke pritur gjate i topitur e i paralizuar ne erresire. Por bota jone nuk eshte mireseardhese dhe ne vend te drites se kulluar qe enderron te ndeshe Shpirti perballet me nje realitet te vrazhde e lebetites. Ideja e kesaj lirike perfton vetvetiu ne cdo kohe nje kontekstualitet bashkekohor per qellimin e larte te Krijimit me nje destinacion te qarte e te lartesuar por pikemberritja e tij eshte zhgenjyese dhe nuk e shperblen itinerarin e udhetimit te tij neper erresire. Mbetet qe bota jone reale eshte dicka me e percudshme me e dhunshme se erresira prej nga e merr zanafillen rrugetimi i Shpirtit. Shpirtit te brishte dhe te pambrojtur i mbetet te jete nje vizitor i trishte i kesobote duke vajtuar me lot te hidhur zhgenjimin e madh qe gjithe pritja e tij paskesh qene nje rreng mashtrimtar dhe se gjallimi i tij do te mbetet perdhunshem nje peng i nje bote qe e refuzon qe nuk e do. Le ta percjellim poezine e plote

Shpirt i ri posa gatuar

Nende muaj nerresire

Nende muaj krejt i mpire

E ze mall i perveluar.

Shpirt i ri posa gatuar

Nerresire sduron dote

Do te vije ne kete bote

Te shoh driten e kulluar.

Shpirt i ri posa gatuar

Lindi ra ne boten tone

Po - i shkreti shpirt i njome

Zu te qaj oh i penduar

Nuk e di ne eshte nje nga krijimet e para te poetit njezete e ca vjecar asokohe Manush Peshkepise por struktura e vargjeve perseritjet e vargjeve te para organizimi i lirshem i strofes me skema ritmike vargjesh dhe sidomos trajtimi i idese si nje trajektore e zhgenjyer fati nga hici ne hic na ben me dije se kemi te bejme me nje dore te ushtruar mire nje artin e poezise dhe ne shterimin e nje pervoje leximore e cila perpos idese se thelbit te lirikes nuk i ngarkon aspak komponentet e poezise me erudicione shtjelluese. Poezia vete ngjan me nje kantate te trishte me nje vokal te brendshem intonativ si grafike lirike muzikore te atilla qe ngjajne me zhanrin e muzike dhome te Shubertit. Ne kete fill te brishte kendon muzika e idese se nje une pavetor i cili mund te jete njeheresh i yti dhe i gjithkujt.

Te gjitha poezite e Manush Peshkepise te shkaperdara neper shtypin dhe periodiket letrare te kohes flasin per nje zanafille te vyer te lirikes intime e filozofike aq te domosdoshme ne peizazhin e atehershem te poezise shqipe te sapodale prej traditave epiko-didaktike me patos atdhetar. Emancipimi i lirikes sone duket qarte se e ka pasur nje kahje nje tendence nje formacion ndjeshmerie i cili perkapet si tek Manush Peshkepia ashtu edhe tek disa poete te viteve tridhjete si Nexhat Hakiu Vedat Kokona Shefqet Musaraj Dhimiter Shuteriqi Sotir Caci etj. Shume prej ketyre emrave paten rrugetime te ndryshme ne letersi ne varesi te koniunkturave ideologjike pas Luftes se Dyte Boterore disa nderruan krejtesisht profil duke u bere sherbetore te regjimit komunist e disa te tjere thjesht mbeten anonimat pushuan se krijuari veprat e veta ngase qe stine e keqe per liriken. Pikerisht ne zerin e ndrydhur te ketyre te mbrameve duhet pare edhe fati i krijimtarise se Manush Peshkepise. Autoret e tjere te viteve 30 gjeten nje menyre afirmimi disa e permblodhen krijimtarine e tyre poetike ne nje liber edhe pas vitit 1945 si per shembull Nexhat Hakiu por Manush Peshkepia mbeti i panjohur per lexuesin duke ndare fatin e shkrimtareve te ndaluar te regjimit edhe pse lirika e tij meditative me tone nostalgjike e pesimiste do te kishte qene mjaft e dashur ne epoken e denatyrimit te poezise shqipe te realizmit socialist. Thjesht per artin e tij ne epoken servile nuk kishte me vend. Fatin e artit te tij e vulosi me se fundi fati tragjik i jetes se shkrimtarit per tu shnderruar mandej ne nje nga emrat tabu gjate diktatures.

Tani qe kane kaluar mbi 70 vjet eshte e veshtire por jo e pamundur te risillet se paku berthama e fresket e lirikes se Peshkepise. Krijimtaria e tij e shkapetur neper organe e periodike revistash e gazetash elitare para Luftes se Dyte Boterore lyp nje hulumtim e kerkim sistematik per tu mbledhur e strukturuar. Ne sot vetem se mund ta perftojme e perkapim kete trashegimi letrare nepermjet indikacioneve e treguesve te ndryshem ne shtypin e kohes apo nepermjet permendjeve me veneracion te thelle neper mbresat e rrefimet e atyre shkrimtareve qe e kane njohur si njeri me shije e formim kulturor solid dhe si nje nga krijuesit me te spikatur te viteve tridhjete. Nje nder personalitetet qendrore te kultures shqipe prof. Arshi Pipa sjell kete miniportret te Manush Peshkepise ne esene e tij Komunizmi dhe shkrimtaret shqiptare

...Manush Peshkepia ka tjeter histori. Qe arrestue qe ne ditet e para dhe denue ne Gjyqin Special te Tiranes me pese vjet burgim. Bani kater vjete dhe doli. Nuk kishte vecse dy vjete qe ishte lirue kur e arrestuen perseri. Kjo qe me rasen e bombes se hjedhun ne Legaten Ruse ne Shkurt 1951. Bomba si u muer vesh ma vone pat qene vu nga nji antar i Partise Komuniste. Ma se tridhjete vete tashtuquejtun reakcionare u pushkatuen mate rase per reprezalje. Njani nder ta qe edhe Manushi.

Poezite e Manushit jane te shperndame nder revista te ndryshme dhe sidomos te Perpjekja Shqiptare e drejtueme nga z. Branko Merxhani. Jane poezi te shkurta te qarta plot ndije te shkrime ne nji nostalgji tambel. Prof. M. Lambertz ne librin e vet Albanesisisches Lesebuch ka perfshi disa shembuj nga poezia e Manushit. Poezite jane te mira por edhe ma i mire ka qene njeriu i kthejte zemerarte i bute i nji butsije evangjelike i pazoti ti bante keq njeriut as vete anmikut. 1

Ne kemi pasur raste te zhbirimit hulumtues te autoreve fare minore ne letersine shqipe te viteve lsquo30 te cupelinave e cunakeve me prirje e endrra marksiste e bolshevike apo te ashtuquajturve poete-partizane si Memo Meto Gaqo Kollumbi Yrka Qemal e Veli Stafa Kristaq e Margarite Tutulani etj. shkrimet e pakta te te cileve jane mbledhur e komentuar derisa kane zene vend edhe neper antologjite shkollore por armata e ideologjizuar e shkarrashkruesve te regjimit nuk arriti se paku objektivisht apo qofte edhe nepermjet qendrimit kritikues ti permendte shkrimet patriotike e intelektuale te Manush Peshkepise. Lufta e klasave e kishte prere vendimin per ti rraposur perjetesisht ne harrese gjurmet humane te nje intelektuali me horizont e vizion si Manushi. Ata mendonin se e kane asgjesuar perfundimisht edhe njeriun edhe vepren sikur ai te mos paskesh ekzistuar kurre Birin e nje familjeje me tradita intelektuale atdhetare pasardhesin e nje dinastie aristokratike me vetedije dhe shqetesim kulturor e kombetar komunistet u munduan ta shuajne me jete e me veper e mandej me nje egersi te lige te vepronin me te njejtin stil cnjerezor edhe mbi trashegimtarin e Manushit Gezim Peshkepine. I biri Gezimi gjithashtu u denua me qellimin e qarte qe nga kjo familje e madhe te mos mbeteshin me filiza. Megjithate linja e kesaj sage tragjike te familjes nuk u nderpre perderisa i biri ia doli tu mbijetonte burgjeve gjenocidiale enveriste per te mberritur tek deshmia. Libri tij memuaristik e aforistik O njeri i botuar para pak kohesh bart karakterin trondites fragmentar pa aq sa na shfaqet fragmentare edhe jeta e te atit gjithe nderprerje. E pikerisht fragmenti na ben te lidhim sot fijet e perjetimit trondites te individit ne ate ploje rrenimtare te kohes si fat dhe ekzistence ne zgrip te zhdukjes. 2

Serisht i rikthehemi mendimit se krijimtaria e haperdare e Manush Peshkepise paraqet ndoshta nje model tragjik te fatit te intelektualit shqiptar tek i cili eshte i misheruar simbolikisht karakteri krejt nderprerje te dhunshme kulturash traditash historish kohesh cka perben nje sens fatal veteshkaterrimi te cilin e kemi trasheguar ne embrion tone si komb. Nga kjo pikepamje vete fati i individiumit perputhet ne menyre te hidhur me pervojat tona te dhimbshme kolektive.

Ne nisemi te mberrijme tek Manushi por perpara kemi pirgje plehrash te historise sone mbeturinat acide te ideologjise mosvemendjen dhe mungesen e pergjegjesise qytetare te trasheguar nga komunizmi. Rruga per te rinjohur veten tone autentike identitetin tone zanafillor do te ishte rruga per te mberritur ne nje portret te plote e te pastruar te Manush Peshkepise te pastruar nga harresa dhe zhyli i koherave. Madje edhe sikur te kishim te benim jo me nje trashegimi letrare publicistike e perkthimore te shperndare neper botimet e kohes por edhe sikur te kishim te benim qofte edhe me nje deshmi te vetme qofte edhe me nje segment epistolar

Ne gjithe rremetin dhe katastrofen qe shkaktoi stalinizmi shqiptar duhet te na interesoje njeriu ne vetvete njeriu si projekt antropologjik. Ne duhet te na interesoje se cfare u be me njeriun me njeriun ne pergjithesi qe ne diten e pare kur e moren dhe i hodhen prangat mes familjes sepse nuk mund te kete asnje ngushellim me slogane asnje rehabilitim ne trajte letre apo nje qeseje me eshtra Dhe rruga per te zbuluar portretin njerezor dhe intelektual te Manush Peshkepise eshte vetem udhe ne nisje tentative drejt perftimit te tij nxjerrjes se tij nga harresa. Se nuk mund te shlyhen ashtu sic mendonin komunistet gjurmet e nje jete te tere njerezore Shpesh nga harresa ku eshte flakur prej dekadash Manush Peshkepia na jep shenja lajmerohet gjurmet e tij i ndeshim ne trajta mjaft intriguese. Nje numer i Revistes letrare me drejtor dhe pergjegjes Vedat Kokonen njofton se se shpejti do te dale ne qarkullim edhe libri i Manush Peshkepise - Folklori i Epopese se Vlores 1920. Perpos ketij libri te paralajmeruar fatin e te cilit nuk e dime se paku nuk dime as per doreshkrimin e mbetur ne ndonje arkiv te Sigurimit te shtetit ndeshim ne publicistiken eruditive te tij sidomos ne Revisten letrare me rubriken Te huajt per ne kryesisht analiza meditime dhe recensione te vyera per librat e shkruar mbi realitetet shqiptare analiza te librave te Justin Godart-it Gabril Louis-Jaray Fracesco Krisp-in etj.

Rendesine e krijimtarise poetike te Manush Peshkepise e ka verejtur edhe studiuesi dhe nje nga albanologet me te shquar gjermane Maximilian Lambertz duke e perfshire ate si autor ne antologjine e poezis shqipe te perkthyer dhe botuar ne Leipzig me 1948 me titullin Albanisches Lesebuch. Ne kete antologji ne gjermanisht Manush Peshkepia perfaqesohet krahas poeteve me te rendesishem te viteve 30 me dy poezi Der Mutter Nenes dhe Der Blonden Flokeverdhes.

Jeta e poetit Manush Peshkepia u nderpre nga plumbat ne frymen e barbarise komuniste ne moshe te re kur kishte 40 vjec. Zakonisht ne kete moshe artisti piqet dhe ben sintezen e pervojave te veta. Ne nuk e dime se si do te zhvillohej poetika e tij nuk dime se cfare zhanri do te levronte Manushi qofte dhe ne heshtje i pabotuar sikunderse nuk dime ende asgje mbi fatin e doreshkrimeve te tij. Me siguri raportet e tij me shkrimin do te ishin shtjelluar ne vepra sirtaresh si rezistence e paperzier ne korin himnizues te regjimit. Por ai kishte dashuruar kombin shqiptar jo komunizmin. Nje nder hartuesit e platformes ideore te Ballit Kombetar Manush Peshkepia e kishte bere zgjedhjen e vet si kundershtar i ideologjise bolshevike. Ne vetem mund te hamendesojme mbi rritjen e tij intelektuale dhe llojin e letersise qe mund te shkruante po aq sa e dime mire se nje mundesi e tille pak shanse kishte te ndodhte per shkak se hekatomba komuniste nuk mund te kursente intelektuale te tille si Manushi... perpos kesaj me te vellane shkrimtarin Nexhat Peshkepia te arratisur ne Amerike Heret a vone do te mberrinte ajo nate e kobshme ai Shenbartoleme i kuq ashtu sic e pershkruan i biri Gezimi Ne daten 27 shkurt 1951 trokiten ne dere hyne brenda dy persona te cilat na komunikuan lsquoManush Peshkepia eshte pushkatuar sot si armik i popullit. Me 3 mars te keni bere gati plackat sepse do te deboheni nga Tirana. Ne 3 mars erdhen me kamione per te na marre. Shumica ishim gra dhe femije te tremburhellip . 3

Ne nje nga numrat e revistes Perpjekja Shqiptare gjendet nje poezi tipike e Manush Peshkepise qe shpreh ndjesine tragjike te jetes dhe fatit te shkurter te njeriut ne kete bote. Perkohesia efemerizmi i lendes itinerari i shkurter jetesor i njeriut si bujtes i trishte ne visoret tona ngulitja fatidike se jeta eshte vecse nje enderr e shqetesuar - perben ndoshta nje metafore qe permbledh ne nje kornize simbolike portretin e paperfunduar te njeriut enderrimtar intelektualit te shqetesuar dhe krijuesit me fat tragjik. Megjithese poezia i kushtohet sic e thote dhe titulli Shokut te vogjelise Nikollaq Rucit ajo e permbledh edhe fatin e vete autorit ne paradigmen filozofike te jetes-enderr qe kalon parasysh duke lene me fort mbresen e hidhur se sa gezimet e saj

Jeta jote Flake nere

Ndezi shoi me nxitim

Dhe ste fali mor i mjere

Asnje dite pa vajtim

Psheretite ngasherove

Jo se gje te pat munguar

Po sepse ne bot sshikove

Vec te mjere - e te munduar.

E ne kohen me te ndritur

Sapo ish edhe agim

Shpit-e-zemere-zhuritur

More udhen qe ska kthim...

Cjane ndaj perjetesise

Parevera njestenje

Shok o shok i vogjelise

Vetem njender dhe asgje 4

Ky vit qe po mbyllet shenon 100 vjetorin e lindjes se intelektualit dhe shkrimtarit Manush Peshkepia te pushkatuar ne moshen 40 vjecare pas asnje gjyq thjesht sepse ai nuk shfaqi asnje zell per ti kenduar komunizmit dhe njeriut te ri. Per te shkuaren dhe per te ardhmen e tij ky njeri duhej te fshihej e te asgjesohej pa lene asnje gjurme mbi kete toke dhe mbi kete popull qe e deshi me ate dashurine e dhimbsuri qe ia mekuan te paret e tij. Dhe parulla leniniste Kush nuk kendon me ne eshte kunder nesh nuk mund ta kursente vetedijen intelektuale e nacionaliste te nje atdhedashesi. Tjeter vend nuk kishte per te Ne nuk mund ta zhbejme dot vepren e pandreqshme te vdekjes por ne mund ta ringjallim kujtimin e tij duke e risjelle duke ribashkuar te gjitha gjurmet e krijimtarise dhe copezat e jetes se tij ne nje portret te qendrueshem me te plote me te cilin te kemi se cte kuvendojme sepse kemi cte mesojme prej shembullit te jetes dhe perpjekjeve te tij - ne mos shume - te pakten do te mesojme si ta duam vleren e patradhetueshme te atdheut njeriut dhe ndjenjen e pandotur mbi te bukuren.

Shenime

1-Arshi Pipa Komunizmi dhe shkrimtaret shqiptare gazeta Shqiptari i Lire 31 mars 1959

2- Lidhur me librin O njeri te Gezim Peshkepise ia vlen te sjellim nje fragment nga shkrimi i Fatos Lubonjes Kujtesa si rezistence Panorama 13 gusht 2009 per te ilustruar idene e fragmentit si rrefim mbi plojen familjare e individuale Ata qe ne jeten e lire sot shkruajne per jeten e burgut jane deshmi e kesaj rezistence e ketij mospranimi e ketij qellimi jete. Per nje pjese jo te vogel ky qellim jete ka qene te jetuarit per te rrefyer nje dite tragjedine tone njerezore. Libri O njeri i Gezim Peshkepise eshte prove e kesaj mbijetese. te ekzistosh do te thote te mberrish ne nje liber - thote Stephane Mallarme. Nese di ti vija nje nentitull ketij libri ai do te ishte Episode burgu. Kjo sepse karakteret e shumte dhe ngjarjet qe tregohen ne te nuk pershkruhen duke u shtjelluar gjere e gjate por ne forme episodesh. Episodi eshte si nje pike kulminante i nje ngjarjeje apo i nje karakteri qe ka mbetur i mbresuar ne kujtese. Eumlshte e veshtire te shpjegosh deri ne fund mjetet e kujteses qe na bejne qe ngjarje dhe njerez ti harrojme dhe te tjera ti mbajme mend. E sigurt eshte se ky proces kujtese flet per ndjeshmerine e secilit. Episodi eshte keshtu si perla e krijuar me guasken e kujteses pikerisht aty ku mbresa/plaga ka qene me e forte.

3-Sic kane emer ata qe u vrane duhet te kene emer dhe ata qe i vrane Perpjekja 6 mars 2006

4- Perpjekja Shqiptare nr 18-24 dhjetor 1938 fq. 404.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›