“The mother of charity”, libri kushtuar Nënë Terezës
Viti 2010 i shpallur si vitit i Nënë Terezës mbyllet me anë të një ekspozite dhe me botimin e një monografie me ilustrime të jetës së bamirëses së madhe.
“The mother of charity” është titulli i librit që përshkruan në detaje jetën e Nënë Terezës. Kryeministrui Sali Berisha u shpreh ndër të tjera se me besimin e saj tek Zoti, shqiptarja e njohur në të gjithë botën arriti që të fitonte zemrat e njerëzve. Libri është shkruar në anglisht dhe është porositur rreth 5 milion kopje në Europë.
Ndërkohë që autori i librit Don LLush Gjergji e përcaktoi Nënë Terezën si një sofër për të gjithë njerëzimin, model ii njeriut i kushtuar zotit dhe njeriut.
Në nder të përkujtimit të emrit dhe të veprës së Nënë Terezës përgjatë vitit 2010 në Shqipëri u realizuan një sërë aktivitetesh.