Shqipëria, thirrje për armëpushim në Gjeorgji
Autori i Lajmit: red.
Konflikti në Osetinë e Jugut në Gjeorgji ka bërë që të reagojë dje dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në sit-in e këtij dikasteri bëhet e ditur se: “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi ngjarjet e dhunshme në Osetinë e Jugut në Gjeorgji që kanë sjellë si pasojë viktima të shumta. Duke mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i bën thirrje te gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt për armëpushim të menjëhershëm dhe të heqin dorë nga veprimet e dhunshme ushtarake për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008