E Diel, 1 Nëntor 2026

BB paralajmëron, 40 % e të moshurave nuk do marrin pension

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Shqipëria është në pozicionin e të qenit një vend me moshë të re dhe ku numri i popullsisë parashikohet të rritet në krahasim me shumë nga fqinjët e saj, të cilët parashikojnë rënie drastike të numrit përkatës të popullsisë. Sigurisht që ritmet e rritjes së popullsisë do të ngadalësohen, por gjithsesi do të vijojnë të mbeten pozitiv. Megjithatë, përqindja e popullsisë mbi moshën e daljes në pension do të rriten ndjeshëm 11.6 për qind që është aktualisht në 25 për qind, që përfaqësojnë një të katërtën e popullsisë. Raporti i varësisë së popullsisë në moshë të thyer, që është përkufizuar si raporti i përqindjes së popullsisë që e ka kaluar moshën e daljes në pension me përqindjen e popullsisë në moshë pune, do të rritet ndjeshëm.
Rritja e moshës
Rënia fillestare është plotësisht si rrjedhojë e rritjes së moshës së daljes në pension nga 61 vjeç për burrat dhe 56 për gratë në 65 për burrat dhe 60 për gratë. Pas zbatimit të plotë të ndryshimit në moshën e daljes në pension, koeficienti i varësisë së moshës së thyer vjen duke u rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së numrit të të moshuarve, shoqëruar me një rritje më të ngadaltë të popullsisë në moshë pune. Koeficientët e varësisë së sistemit, numri i përgjithshëm i përfituesve për 100 kontribues pasqyrojnë koeficientët e varësisë së moshës së thyer. Si në sistemin rural ashtu edhe në atë urban, koeficientët e varësisë së sistemit fillimisht bien si reagim ndaj rritjes së moshës së daljes në pension. Me zbatimin e plotë të rritjes së moshës së daljes në pension, përqindjet fillojnë të rriten përsëri.
Në vitin 2050
Në periudhën afatgjatë, në sistemin urban përqindjet nisin të bien pak pas vitit 2050. Aktualisht, të gjithë të moshuarit përfitojnë pensione pleqërie. Megjithatë, duke qenë se një përqindje shumë më e ulët e popullsisë punonjëse kontribuon në sistem, numri i të moshuarve që kanë të drejtë të përfitojnë nga sistemi i pensioneve do të fillojë të bjerë kur kontribuesit aktual, individët që nuk e kanë mbushur numrin e plotë të viteve të punës pas tranzicionit, fillojnë të dalin në pension. Për më tepër sipas këtij modeli parashikohet që shifra mbi 100 për qind e të moshuarve që marrin pension, që egziston aktualisht në të dhënat e sotme, gradualisht do të bjerë në nivelet normale në momentin që këta individë të mos jenë më pjesë e sistemit.
Modeli
Në modelin e Bankës Botërore parashikohet që kontribuesit të vazhdojnë të pagujanë për 35 vjet të plota siç kanë bërë në të kaluarën. Kjo ndoshta do të jetë e vlefshme për të punësuarit në sektorin publik, të cilët përbëjnë një numër të madh kontribuesish. Por, diskutimi mbi stimujt nga seksioni i mëparshëm sugjeron që janë të shumtë personat të cilëve u mungon pothuajse fare stimuli për të kontribuar për vite të plota pune dhe një gjë e tillë mund të mos ndodh në sektorin privat. Në rast se ndodh kjo e dyta, numri i kontribuesve do të bjerë më poshtë numrave të parashikuar duke i ngritur edhe më koeficientët e varësisë së sistemit. Gjithashtu, është me rëndësi të mbahet parasysh që objektivi i politikave të qeverisë është njehsimi i pensioneve rurale me ato urbane.
Kontribuesit rural
Në rast se kontribuesit e sektorit rural vazhdojnë të pagujane vetëm 15 % të kontributit të nevojshëm dhe të përfitojnë të drejta të plota nga sistemi i pensionit, kjo është njësoj sikur 85 % e kontribuesve ruralë në sistemin rural të mos paguanin. Në rast se përjashtoheshin 85 % e kontribuesve ruralë, koefoicientët e varësisë së sitemit do të arrinin shifra alarmante në afërsisht 136 për qind në të ardhmen, ç ka do të thotë që çdo kontribues i vërtetë duhet të mbështesë 1.36 pensionistë në mënyrë që sistemi të jetë i vetë-financueshëm. Të moshuarit e ardhshëm që u takon pension përfshijnë të gjithë burrat nga mosha 65 vjeç e lartë që marrin pension pleqërie, pension për paaftësi apo pensionet për individët e mbetur të ve dhe të gjitha gratë nga 60 vjeç e lart për të gjitha kategoritë e lartëpërmendura. Mashtrimet
Niveli aktual shumë i lartë i të moshurave që marrin pensione reflekton qartë mashtrim dhe ose të dhëna të dobëta, parashikimi afatgjatë tregon se pak më pak se 60 % e të moshurave do të marrin pension të çfarëdo lloji në të ardhmen dhe për mbi më shumë se 10 % e personave që përfitojnë pension, ky pension do të jetë një pension për individët e mbetur të ve, që ofron vetëm gjysmën e një pensioni normal.
Problemet
Në raportin e Bankës Botërore shkruhet qartë se nëse aktualisht mund të egzistojë një problem administrativ për të evidentuar në mënnyrë korrekte personat që u takon pension dhe persnat që mund të mos kenë të drejtë për të përfituar nga pensioni, në periudhën afatgjatë, qeveria do të përballet me një problem social në lidhje, e trajtimin e problemit për të gjithë këta të moshuar, të cilët nuk kanë të ardhura në pleqëri. Duke supozuar se niveli i pensionit është i mjaftueshëm për të blerë një shportë të caktuar mallrash të nivelit të varfërisë, mbajtja e këtij niveli konstant edhe me rritjen e pagave do të eleminojë varfërinë absolute midis të moshuarve, ndonëse pensionistët sërish do të mbeten të varfër krahasimisht me personat që punojnë dhe nxjerrin të ardhura. Por objektivi i dytë i sistemit të pensioneve, që ka të bëjë me zbutjen e konsumit, nuk mund të arrihet në një kuadër të tillë. Individët që përfitojnë paga do të ndjejnë një rënie të ndjeshme të nivelit të tyre të konsumit me daljen në pension. Kjo rënie e ndjeshme në standartin e jetesës për individët me të ardhura të mesme dhe të larta nuk do të jetë e përballueshme nga pikëpamja politike, po nuk u gjetën mekanizma të tjerë për zbutjen e nivelit të konsumit për këtë kategori. Së dyti taksat tejet të larta të borderosë, që shkaktojnë devijime të ndjeshme në tregjet e punës, po përdoren për lehtësimin e varfërisë të një pjese të të moshurave, vetëm për ata që kanë kontribuar dhe shumë nga këta individë mund të mos jenë fare të varfër, ndërsa ka të tjerë që janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të përfitojnë.
Kontributi
Së treti asnjë individ nuk do të kontribuonte me dëshirë 29.9 % të pagës së tij për 35 vjet ose më shumë vetëm për të marrë një përfitim të barabartë ose më të ulët nga 5 % e pagës mesatare për 15-20 vjet. Rrjedhimisht, ato pak stimuj që egzistojnë aktualisht pëqr të kontribuar në këtë system, do të reduktohen ndjeshëm bashkë me të ardhurat, duke e bërë sistemin nga pikëpam,ja fiskale të paqëndrueshmë dhe nga ana politike të papërballueshëm.
Përfitimet
Nga pikëpamja e përfitimeve, përfitimet sigurisht që janë shumë më të mira sipas sistemit të indeksimit për pagën. Përfitimet urbane mbeten tek afërsiht 40 % e nivelit të pagës mesatare. Përfitimet rurale ngrihen në një nivel shumë më të lartë, sërish bazuar në njehsimin midis përfitimeve rurale dhe nivelit të pensionit minimal urban. Koeficienti i lartë i zëvendësimit krahasuar me pagën minimale që aplikohet për të vetëpunësuarit në sektorin rural aktualisht sjell në vëmendje çështjen nëse është plotësisht me vend të barazohen nivelet e pensioneve midis të punësuarve ruralë dhe atyre urbanë. Pensionistët ruralë dhe urbanë mund të kenë nevoja të ndryshme dhe dhënia e pensioneve shumë më të larta në krahasim me pagat për të cilat ata kanë kontribuar dhe nga e cila kanë paguar vetëm 15 % të kontributeve mund të rezultojë në një mbi-kompensim për pensionistët ruralë në kurriz të gjithë pjesës tjetër të ekonomisë. Çdo indeksim që siguron nivelin bazë të përfitimeve, do të jetë i kushtueshëm dhe sërish do të lerë një përqindje të madhe të të moshurave pa përfitime. Përfundimisht Banka Botërore parashikon një mbulesë të pamjaftueshme të të moshuarve në periudhën afatgjatë, ku 40 % e të moshuarve në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga sistemi i pensionit.

Problemet e sistemit aktual të pensioneve:

1. Mbulesë e pamjaftueshme e të moshuarve në periudhën afatgjatë, ku 40 % e të moshuarve në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga sistemi i pensionit.

2. Mbulesë e pamjaftueshme e të moshurave në periudhën afatgjatë, ku 40 % e të moshurave në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga sistemi i pensionit.
3. Rënie e ndjeshme e përfitimeve që lind nga lidhja që i bëhet pensionit maksimal me inflacionin.
4. Përqindje të larta kontributive që nuk përbëjnë stimul për formalizimin e krahut të punës.
5. Mungesa e stimujve në formulën e përfitimit që individët të deklarojnë pagat e plota apo të punojnë gjatë gjithë moshës së tyre të punës.
6. Mbifavorizim i të punësuarve në sektorin rural dhe pensionistëve.

Studimi

Studimi i Bankës Botërore paraqet rezultatet e parashikimeve për pensionet në Shqipëri, si për sistemin urban, ashtu dhe për atë rural. Parashikimet janë formuluar sipas modelit PROST të Bankës Botërore, që është përdorur për sistemet e pensioneve në mbi 80 vende. Modeli bën parashikime për popullsinë, numrin e kontribuesve dhe përfituesve të sistemit, kontributet ose përfitimet e tyre vjetore përkatësisht dhe rezultatin e përgjithshëm financiar të sistemit. Ky model ka marrë të dhëna të vitit 2004 të nxjerra nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe me anë të tyre bën parashikimet për të ardhmen. Periudhat për parashikimin arrijnë deri në vitin 2075, me qëllim që të vlerësohet nëse mund të mbahen në të ardhmen premtimet që u bëhen personave që hyjnë sot në krahun e ri të punës.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›