Zhbogar: Kosova po ecë me hapa të sigurt drejt BE'së

”Kosova po ecë me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Ne së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë për integrimin e këtij vendi në Europë ngase Kosova është Europë dhe aty e ka vendin”, ka deklaruar sot në Pejë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Siç raporton RTK, Zhbogar së bashku me shefin e Eulex-it, Xavier de Marnhac kanë vizituar sot Komunën e Pejës.
Në takim me krerët e Komunës së Pejës, zyrtarët e lartë evropianë në Kosovë janë informuar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në këtë rajon.