E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK reagon, me plotë gabime drejtshkrimore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një reagim përplot me gabime gjuhësore për gjendjen e krijuar në Veri.

“Reagimë”, është subjekti i njoftimit të LDK’së.

As emrin e partisë nuk e kanë shkruar në origjinal, pasi i mungon germa e fundit e fjalës “Demokratik”.

“Lidhja Demokratik e Kosovë dega në Mitrovicë reagon ndaj gjendjes aktuale të sigurisë në pjesën matanë Ibrit , posaqrisht në zonën e "Kroit të Vitakut" sot dhe gjatë tër javës që shkoj në vazhdimsi ka patur tensione , shperthime dhe pengesa në procesin e rindërtimit të shtëpive për të kthyerit”, thuhet në reagimin e LDK’së.

Këto janë disa nga fjalët e shkruara keq në komunikatën e LDK’së: “Posaqërisht”, “seciliti”, “djeguar”, “kushteteve”, “njiher”, “paqërujtës” “kompetencave”, “përgjegjësive”, “zvoglojnë", “zonate”, “incidnete", “posaqrisht”.

“Ne jemi për kthimin e të gjithë qytetarëve në pronat dhe banesat e veta pa dallim etnie, posaqrisht kundër secilti incident në zonat e banuara me komunitetet e përziera dhe kundër ndërprerjes së punimeve në rindërtimin e shtëpive të djeguar gjatë luftës”, thuhet me tej në reagim.

Veç kësaj, LDK ka kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet e sigurisë, sikur ato vendore edhe prej atyre ndërkombëtare.

“Kërkojmë nga përgjegjësit e sigurisë në radhë të parë misioni paqërujtës i KFOR-it dhe ai EULEX-që në kuadër të komptencave dhe përgjegjesive që kanë të shtojnë praninë e tyre në zonate "problematike" dhe që të zvoglojnë hapsirën e veprimit grupeve kriminale që në vazhdimësi shkaktojnë incidnete nderetnike”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›