E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slavica kërkon drejtësi

Ka vendosur ta kërkojë drejtësinë. Prandaj edhe po lufton me çdo forcë që i ka mbetur. Ku nuk e ka kërkuar të vërtetën, por askund nuk e gjeti.

Ka dy vijet që Slavica Mikicin po e mundon fakti se si dhe për çka iu vra djali. Edhe pas dy vitesh ajo nuk po rresht së kërkuari të vërtetën se çka në të vërtetë fshihet pas 3 dhjetorit të vitit 2010, ditës kur asaj ia plagosën rëndë, plagë nga të cilit edhe gjeti vdekjen i biri, Albert Blakçori, që atëkohë ishte vetëm 33 vjeç, shkruan gazeta Express.

Kah nuk kërkoi e çdo derë trokiti. Por e kotë. Askush deri më sot nuk e nxori të vërtetën në shesh. E arsyeja e vetme e gjithë këtij misteri, sipas kësaj nëne, është personi i cili shtiu në djalin e saj. Sllavica thotë se i gjithë procesi dhe lirimi i personit që ia mori jetën djalit të saj është pikërisht pozita që ai person ka.

Albertin e vrau Ali Koci, polici i cili aktualisht është pjesëtar i Njësisë Speciale në Prishtinë. E gjithë kjo ngjarje që e la Slavicën pa djalë, ndodhi para dy vitesh në një bastore në qytetin e Gjakovës, pronar i së cilës, sipas saj, është vetë Koci.

Edhe tash kur po bëhen dy vjet, askush nuk ndërmori asgjë. Slavica u end herë andej, e herë këndej.

“Kam qenë në EULEX, në polici, në Ministri të Punëve të Brendshme, tek Avokati i Popullit... ku s’kam qenë”, ka rrëfyer të martën kjo nënë për Express. Thotë se e di arsyen pse askush nuk e mori për bazë kërkesën e saj dhe nuk e arrestoi njeriun i cili ia vrau djalin.

“Besoj se vetëm që jam serbe askush nuk po merret me mua. Pastaj ai Ali Koci që ma ka vrarë djalin, është polic i njësisë speciale”, thotë ajo./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›