Kocijançiq: Dialogu ka shënuar progres

Zëdhënësja e Baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijançiq, ka thënë se është arritur progres në dialogun Kosovë-Serbi.
Kocijançiq ka thënë se edhe pse nuk është arritur një marrëveshje e plotë, mund të thuhet se ka progres, mirëpo sipas saj ka ende punë për tu bërë.
Tema e takimit të fundit mes dy kryeministrave, ishte zbatimi i marrëveshsjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ,IBM.
Kocijançiq ka thënë se së shpejti do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ajo ka thënë se palët janë duke kryer konsultimet e nevojshme./Indeksonline/