E Diel, 1 Nëntor 2026

Orteku, Haxhinasto ngushëllon homologun kosovar për viktimat

TIRANË- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto i shprehu sot ngushëllimet Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj për humbjet e jetëve nga orteku në Restelicë, në komunën e Dragashit.

Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, Haxhinasto, përmes një bisede telefonike me ministrin Hoxhaj, Haxhinasto shprehu bindjen, se në këto çaste hidhërimi të thellë e vështirësish të mëdha me të cilat po përballen familjet e të ndjerëve, Qeveria dhe i tërë populli i Kosovës po demonstrojnë një ndjenjë të lartë solidariteti, duke bërë maksimumin për t’u ardhur në ndihmë familjeve të viktimave, si dhe gjithë banorëve të prekur nga ky mot i acartë.

Ai njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Qeverisë Shqiptare për të dhënë ndihmën dhe asistencën e nevojshme në zonat më të prekura nga ky dimër i jashtëzakonshëm.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›