Policia e shtetit, analizë e drejtorisë së hetimit të krimit për vitin 2009
Një analizë me detaje dhe me shifra konkrete ka qenë e drejtorisë së hetimit të krimit për vitin 2009. Gjatë këtij viti nga ky organ janë sekuestruar 5 milionë euro nga të cilat 4 milionë janë sekuestruar nga pastrami i parave dhe 1 milion nga mallrat kontraband dhe prodhimet e paligjshme.
Ndër të tjera në fjalën e tij në drejtorinë që ai drejton zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Agron Kuliçaj ka treguar edhe për krimet e vjetra. Ku gjatë 2009 kanë rifilluar hetimin 200 krime të vjetra nga të cilat 52 janë vrasje.
Por ndrë të tjera në këtë analizë ku ka qenë i pranishëm Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ministri i brendshëm Lulzim Basha janë treguar edhe për operacionet si dhe bashkunimin me policitë e vendeve të tjera ku gjatë 2009 janë realizuar 10 operacione policore ndërkombëtare.