Përmbytjet në Fier, banorët kalojnë natën mes ujit e baltës
FIER- Dhjetra familje në zonën e përmbytur nga vërshimi i ujrave të Vjosës në Fier kanë kaluar natën në shtëpitë mes ujit dhe baltës. Situatë alarmante është në zonën e Ferrasit në komunën Levan ku banorëve vec lagështisë dhe të ftohtit u mungon dhe ushqimi pasi ato të pakta rezerva ushqimore u janë dëmtuar nga uji. Të revoltuar banorët akuzojnë autoritetet se deri më tani nuk kanë bërë asgjë për tu ardhur në ndihmë. “Unë sot nuk kam asnjë thes miell për të ngrënë bukë, i kam fëmijët pa bukë . Këtu nuk ka ardhur asnjeri.” shprehet njëri nga banorët e zonës. Në këtë situatë, kreu i komunës Frakull paralajmëron se nëse nuk merren masa, situata të tilla do të ëprsëriten gjithnjë duke izoluar banorët e fshatrave. (e.n/News24/BalkanWeb)