E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni 20 vjet nga Parlamenti pluralist

Parlamenti i Maqedonisë shënon sot 20-vjetorin e mbajtjes së seancës së parë pluraliste.

Më 8 janar të vitit 1991 Stojan Andov u zgjodh kryetari i parë i Parlamentit pluralist, i cili nënshkroi dhe referendumin për pavarësi.

Më pas, Parlamenti i parë pluralist votoi Kushtetutën, himnin, stemën, si dhe zgjodhi presidentin e parë Kiro Gligorov, bashkë me qeverinë e udhëhequr nga VMRO/DPMNE.

Ceremonia zyrtare për përkujtimin e kësaj dite do të mbahet të hënën, ku do të marrin pjesë deputetët dhe ministrat e parë të jetës pluraliste në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›