Algjeri 3 protestues te vdekur

Janë tre manifestuesit që kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara në Algjeri, ku qytetarët janë rebeluar ndaj rritjes së kostos së jetesës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave të rinjtë nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga armët e zjarrit të përdorura nga policia.
Ndërkohë, që prej ditës së mërkurë, kur shpërthyen dhe protesta, janë 150 agjentët e sigurisë që kanë marrë plagë gjatë përleshjeve.
Lajmin për agjentët e ka bërë të ditur ministri algjerian i Brendshëm, i cili ka komentuar edhe protestat që kanë përfshirë vendin.
“Populli nuk pranoi këto masa dhe për rrjedhojë këto ngjarje nuk kanë karakter politik. Bëhet fjalë për protesta të izoluara të të rinjve, që janë rebeluar kundër kushteve të jetesës”, ka deklaruar Dahou Ould.