E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove DV 500 vezhgues per rivotimin

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se me rreth 500 vëzhgues do të monitorojë rivotimin e së dielës në komunën e Skenderajt, Drenasit, Decanit dhe atë të pjesshëm në Lipjan dhe Malishevë.

Sipas një komunikate për shtyp, “DV” planifikon të ketë nga dy vëzhgues në cdo vendvotim.

Drejtuesi i këtij rrjeti, Ismet Kryeziu u ka bërë thirrje partive politike që të mundësojnë një proces të lirë dhe demokratik.

“Ftojmë subjektet politike që të demonstrojnë përgjegjësi politike dhe të mundësojnë një garë korrekte e demokratike”, ka deklaruar Kryeziu në një konferencë për shtyp.

Në rivotimin e 9 janarit do të përfshihen 62 qendra votimi me 185 vendvotime, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve do të jetë 138.657.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›