Sarkozy kërkon hetimin e spiunazhit të dyshuar industrial
Nicolas Sarkozy u ka kërkuar shërbimeve sekrete franceze që të hetojnë spiunazhin e dyshuar industrial në prodhuesin francez të makinave, Renault.
Kjo është një shenjë se sa seriozisht qeveria franceze është duke e marrë këtë shkelje të besimit, duke i kërkuar shërbimeve franceze të zbulimit që të hetojnë këtë çështje.
E përditshmja franceze me pikëpamje të djathta, Le Figaro, njoftoi se sipas disa burimeve, informacioni i kaluar ka të bëjë me teknologjinë në baterinë dhe motorin e automjeteve elektrike, që pritet të dalin në treg pas vitit 2012.
Të tre drejtuesit e pezulluar dyshohet se e kanë shitur këtë informacion të ri që ende nuk është regjistruar tek një apo disa ndërmjetës, që janë të specializuar në zbulimet ekonomike.
Ata u kapën pas një hetimi katër mujor. Të hënën, pasi u konkludua se kompania kishte prova të mjaftueshme se informacioni ishte u duke nxjerrë jashtë, personeli i sigurisë marshoi në zyrat e tre drejtuesve dhe iu konfiskoi pajisjet kompjuterike.
Sipas burimeve brenda Renault dyshohet se përfituesi përfundimtar i këtij informacioni kishte të ngjarë të ishte një rival kinez.