Institucionet e reja ambasadoret ne ethe

Numri dy i diplomacisë kosovare, Vlora Citaku ka deklaruar se jo të gjithë ambasadorët e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë pas krijimit të institucioneve të reja.
Në një prononcim për mediat lokale, Citaku ka bërë të ditur se fati i ambasadorëve kosovarë nëpër botë do të varet nga një raport që do të vlerësojë performancën e tyre.
“Ka ambasadorë që nuk janë treguar efikas gjatë misionit, por dhënia e shpjegimeve mbi performancën e statusit diplomatik në këto momente mund të shkaktonte polemika të mëdha politike”, ka deklaruar Citaku.