E Diel, 1 Nëntor 2026

Renault Mund te demtoheshim shume me keq

Drejtuesit e lartë të kompanisë franceze të automobilave, Renault, deklaruan se dëmi i spiunazhit industrial mund të kishte qenë shumë më i madh se ai aktuali.

Konstatimin e bëri drejtori i operacioneve të Renault, Patrick Pelata, në të përditshmen “Le Monde”. Dy ditë më parë, kompania bëri të ditur me bujë se të dhëna sekrete për teknologjinë e makinave elektrike janë vjedhur dhe shpërndarë tek rivalët e saj.

Ministri franez i Industrisë refuzoi të komentonte nëse Kina ishte e përfshirë pas këtyre ngjarjeve. Presidenti Nicolas Sarkozy e cilësoi çështjen “Renault”, kompani ku shteti zotëron 15% të aksioneve si një luftë ekonomike, ndërsa i kërkoi shërbimeve sekrete që të hetonin ngjarjen.

”Renault është viktimë e një rrjeti të organizuar ndërkombëtar”, deklaroi Pelata për “Le Monde”. “Ky është përfundimi ynë pas javësh hetimi. Interesa teknologjikë e strategjikë janë vënë në lojë, por nëse nuk do të ishim të kujdesshëm, dëmi mund të kishte qenë shumë më i madh”.

Renault dhe partneri i tyre Nissan janë promotorë të teknologjisë së re të makinave që përdorin vetëm elektricitet në vend të karburantit të zakonshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›