E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 39 të prekur nga gripi i derrave

Analizat e fundit laboratorike kanë konfirmuar dy raste të reja të gripit të ri A/H1N1, duke e çuar në 39 numrin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje në Maqedoni. Lajmi u bë i ditur nga Ministria maqedonase e Shëndetësisë. Njëri prej pacientëve ishte kthyer ditët e fundit nga pushimet në Malin e Zi, ndërsa pacienti i dytë ishte kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjendja shëndetësore e shtatë personave, që aktualisht po kurohen në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup, është e qëndrueshme dhe drejt përmirësimit. Gjithësej 124 pacientë me simptomat e gripit të derrave janë kuruar në këtë klinikë, 39 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit A/H1N1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›