E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Amerika! Nuk ka vend për urrejtje raciste

“Grupet që mbështesin urrejtjen racore nuk i përkasin Amerikës dhe së ardhmes sonë”. Me këto fjalë kandidati demokrat për në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama ka komentuar komplotin racist që synonte eleminimin e tij fizik.

“Kam në dispozicion personat më të mire të botës, shërbimet tona sekrete”, ka shtuar senatori i Illinois në një interviste për një radio të Pensilvanise, gjatë fushatës së tij në këtë shtet.

Ndërsa Obama e zhvlerëson këtë tentativë për akt kriminal, autoritetet shtetërore të SHBA-së thonë se kanë ngritur padi ndaj dy personave që kishin kërcënuar të vrisnin kandidatin presidencial, Barak Obama. Kërcënimi pretendohet se është pjesë e një komploti më të gjerë, për të vrarë sa sa më shumë amerikanë me ngjyrë.

Të dy të akuzuarit, të moshës 18 dhe 22 vjepare, u arrestuan javën e kaluar në shtetin Tenessee.Një zyrtar tha se agjentët kishin konfiskuar një pushkë, një çifte (dhe tre pistoleta gjatë arrestimit të tyre të enjten e kaluar. Agjentët federalë thonë se dy të paditurit ishin takuan për herë të parë para një muaji në internet.

Pa kaluar shumë kohë, sipas tyre, ata kishin nisur të diskutonin plane për të vrarë 88 amerikanë me ngjyrë dhe për të ekzekutuar 14 të tjerë. Numrat 88 dhe 14 kanë domethënie të veçantë në lëvizjen për supremacinë e racës së bardhë. Plani i tyre do të kulminonte me një tentativë për të vrarë Obaman. Në dokumenta të gjykatës njoftohet se dytë arrestuarit kishin deklaruar se do të visheshin me kostume të bardha dhe kapele, do të merrnin një makinë. Ata planifikonin ta ngisnin makinën me shpejtësi drejt Obamas dhe ta qëllonin nga dritaret e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›