Kosova në Hagë, Holanda dhe Britania pro, Rumania kundër pavarësisë
HAGE- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka vazhduar sot seancat dëgjimore lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës me paraqitjet e Holandës, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.
E para ka folur përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, që ka thënë se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.
Ajo ka nenvizuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, pasi që më parë ishin ezauruar të gjitha mundësitë tjera për zgjidhje të çështjes.
Lajzand ka thënë se e drejta e Kosovës për vetëvendosje del edhe nga shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, që janë dëshmuar në OKB dhe Tribunalin e Hagës. Në këtë kontekst, ajo ka folur për 700 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova përmes vrasjeve, dhunimeve dhe shkatërrimeve.
“Nuk ka vend për drojë nëse pavarësia e Kosovës paraqet precedent, sepse shpallja e saj ka qenë mjeti i fundit dhe paraqet faktor stabiliteti në Ballkan”, ka perfunduar përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand.
Perfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, ka mbrojtur pozicionin e Serbisë dhe ka pohuar se nuk pajtohet me qëndrimet e atyre që thonë se GJND-ja nuk duhet të deklarohet rreth çështjes së Kosovës.
Rumania nuk pajtohet as me qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikim në të drejtën ndërkombëtare.
“Kjo qasje përmban shumë rreziqe, sepse kjo do të thotë se çdo distrikt mund të shpallë pavarësinë”, ka pohuar përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, i cili ka konkluduar se “Rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë”.
Britania e Madhe, ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe është përfaqësuar nga Deniel Betlhem dhe Xhejms Kraford.
Zoti Betlhem, në hapje të ekspozesë së tij, ka bërë të ditur se do të polemizonte me të gjithë ata që në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kontestuan ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shtruar pyetjen nëse Rezoluta 1244 ndalon shpalljen e pavarësisë dhe menjëherë është përgjigjur se kjo nuk qëndron, sepse “Rezoluta 1244 nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe, rrjedhimisht, as nuk e ndalon pavarësinë”.
“Serbia dëshiron që në GJND të kthejë orën prapa, por ajo nuk mund të kthehet”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, për të shtuar se zgjidhja është në përfshirjen e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.
Deniel Betlhem, ka përfunduar duke deklaruar se pavarësia e Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.
(europaelire/BalkanWeb)