Prokurori i përfolur: Nuk e njohKadriovskin, ka spekuluar rëndë
24/12/2010 Arben Dollai: Se kam takuar asnjëherë në jetë shtetasin shqiptaro-maqedonas
TIRANE- Deklaratat publike të shqiptaro-maqedonasit Daut Kadriovski, se ai ka takuar para një jave në Tiranë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapaj, janë hedhur poshtë nga ky i fundit, duke i cilësuar ato si spekulime dhe dashakeqe për figurën e tij si prokuror. Dollapaj ka shtuar se Kadriovskin, jo që se ka takuar para një jave, siç pretendon ai në një intervistë të dhënë në një të përditshme shqiptare, por asnjëherë në jetën e tij ai nuk e ka takuar këtë person. Gjatë një prononcimi për gazetën “Metropol” prokurori që drejton Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është shprehur se përmendja e emrit të tij është e qëllimshme për të dëmtuar figurën e tij si prokuror. Dollapaj shton se përgjatë gjithë jetës së tij, ai nuk ka mundur të takojë asnjëherë shtetasin Daut Kadriovski, i cili pretendon se ka prova për një takim të tillë. Prokurori i njohur shton duke thënë se fytyrën e shqiptaro-maqedonasit e ka parë për herë parë të botuar në gazetë, dhe se nuk kishte asnjë informacion mbi atë person. Arben Dollapi ka qenë një nga anëtarët e grupit hetimor që ka hetuar dosjen “Gërdeci”, në të cilën ai së bashku me kolegët e tij kanë marrë nën përgjegjësi penale 29 të pandehur mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dollapi është i pari prokuror që ka kryer veprime hetimore në vendngjarje lidhur me zbardhjen e shkaqeve që sollën tragjedinë e 15 marsit 2008 në punishten e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec. Kjo nuk është e vetmja dosje e bujshme që prokurori i njohur Arben Dollapi ka hetuar, pasi karriera e tij ka njohur ngritje që në Prokurorinë e Lushnjës, ku ai ka hetuar anëtarët e Bandës së Lushnjës.
Kallëzimi i PS-së në Prokurori
Akuza: Stregohet burimi,do bëjmë ekspertizë CD
TIRANE-Pas kallëzimit të bërë nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për akuzën e shpifjes për shkak të detyrës, duke administruar si provë materiale vetëm CD-në ku ndodhet intervista e shqiptaro-maqedonasit Daut Kadriovski. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se në kallëzimin penal nuk tregohet burimi i marrjes së kësaj CD-e, çka ngreh pikëpyetje mbi vërtetësinë e saj. Për të hedhur dritë mbi këtë fakt, pritet që në ditët në vazhdim ekspertët e Prokurorisë së kryeqytetit do të urdhërojnë një ekspertim, me qëllim nxjerrjen e vërtetësisë të CD-së, pasi ajo edhe mund të jetë montuar në studio montazhi. Aktualisht Prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, por mësohet se gjatë ditëve në vazhdim do thërrasë për të dëshmuar deputetin e PS-së Erjon Braçe. Fletë-thirrje do i dërgohet dhe personit të kallëzuar shqiptaro-maqedonasit Daut Kadriovski, i cili do japë deklarime mbi akuzat e hedhura.
Kreu i PS-së takon Kryeprokuroren
Rama e Braçe: Ndjehemi
të kërcënuar nga videoja
TIRANE- Akuzat e rënda të bërë nga Daut Kadriovski në drejtim të kryetarit të PS-së Edi Rama dhe deputetit të kësaj force politike Erjon Braçe, kanë detyruar këta të dy që ditën e djeshme të zhvillojnë një takim me Kryeprokuroren Ina Rama. Takimi i zhvilluar rreth orës 10:30 ka pasur në qendër të vëmendjes CD-në e zbuluar nga PS, ku Erjon Braçe dhe Edi Rama akuzoheshin si trafikantë drogë dhe pjesëmarrës në dy vrasje. Gjatë takimit kreu i opozitës shqiptare i ka shprehur Ina Ramës shqetësimin e tij mbi këto akuza. Kryesocialisti Rama ka diskutuar me Kryeprokuroren edhe rreth padisë së depozituar prej tij dhe Braçes pasditen e së martës në Prokurorinë e Tiranës, duke pretenduar se në të njëjtën mënyrë janë shantazhuar edhe prej mazhorancës me akuza të sajuara. Lidhur me këto akuza tre ditë më parë, Rama dhe Braçe zhvilluan një takim edhe me kreun e shtetit Presidentin Bamir Topi, të cilit i kërkuan të ndërhyjë për të çuar në zbardhjen e shantazhuesve.
CV-ja kriminale e Kadriovskit
Daut Kadriovski u arrestua në Gjermani në vitin 1985. Në vitin 1993, ai doli nga burgu. U arrestua sërish në Shqipëri në Golem, më 5 shtator 2001. Shkupjani 52-vjeçar ishte ndaluar, ndërsa kërkohej nga Interpoli në 184 shtete, me akuza nga Italia, Gjermania e deri nga Australia. Cilësohej si "peshkaqeni" i narkotrafikut. Mbi vete kishte një skedë të mbushur kriminale. Policia e Tiranës e arrestoi për llogari të Interpol Romës, pasi ishte dënuar me 12 vjet burg. Do të ekstradohej në janar 2002. I njohur me emrin e rremë, Mehmet Ajdini ai kërkohej edhe nga Gjermania e Hungaria për një numër të madh akuzash, ku kryesorja është ajo e drogës, e më pas vrasje e arratisje nga vendi i dënimit. Si bamirës dhe me emrin Daut Kadriu, ai gjeti shumë shpejt pikat e dobëta për të krijuar rrjetin. Sponsorizon në vitet 1992 dhe 1994 udhëtimet e grupit folklorik në Australi, ku kish kaluar një pjesë të jetës. Merr në pronësi ambiente bingosh në Berat, Fier dhe shumë rrethe të tjera. Vijoi i qetë nën emër të rremë aktivitetin e tij në Shqipëri, ku e kishte gjetur edhe gruaja australiane dhe fëmijët në vitin 1998. Daut Kadriovski lëvizte në Evropë duke përdorur 20 emra të ndryshëm. Dy nga identitetet e tij më të përdorura ishin Daut Kadriovski dhe Mehmet Ajdini. Në banesën ku jetonte u gjetën tre pasaporta, shqiptare, turke dhe jugosllave me emrat Daut Kadriu, Daut Kadriovski dhe Daut Kadrijevski. Në gjykatë ai paraqiti edhe një pasaportë të nxjerrë në Bulqizë me emrin Ismet Caka.